3 vjet më parë

Tales of Isolation

Intervista me vizitorët e Anibar mbi përvojat e tyre me izolimin. Pjesa 4

Në rubrikën e sotme të “Tales of Isolation”, kemi biseduar me Emine Vala, një 41-vjeçare nga Prishtina.

Kur i kërkuam ta shpjegonte izolimin me fjalët e saj, ajo tha që izolimi është një përvojë e padëshiruar që na ka larguar nga gjërat e rëndësishme në jetë dhe nga më të dashurit tanë.

“Më vështirë e kam pasë të merrem me problemet e punës, pa i pasur njerëzit e zemrës pranë meje.”

Megjithatë, izolimi të jep rastin të vendosësh se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën tënde dhe të fokusohesh në to.

“Është si të jesh në një ishull larg çdo gjëje, ku krejt çka mund të bësh është të reflektosh mbi jetën tënde.”

Related