Studentët e Akademisë së Animacionit fillojnë praktikat e tyre në Studio të animimit
Thirrja mbetet e hapur!
Akademia e Animacionit Anibar tash e katër gjenerata ka arritur të aftësojë animatorë të rinj, ndërsa tani është duke ofruar edhe punë praktike të animatorëve tanë në kompanitë e interesuara.
Deri më tani, kemi arritur të nënshkruajmë tre memorandume bashkëpunimi.
Nora Jusufi, një studente e gjeneratës së tretë të Akademisë së Animacionit ka filluar praktikën e saj në studion Flammorum.
Studentët e gjeneratës së katërt: Antik Doli, Dion Morina, Deniza Gafuri, Aida Sina, Diellza Hyseni do të punojnë si praktikantë në studion TOML.
Albana Hajdini, studente e gjeneratës së katërt të Akademisë së Animacionit, fillon praktikën në studion 2vo.
Thirrja për praktikant mbetet e hapur, dhe kompanitë e interesuara mund të aplikojnë në linkun e bashkangjitur.
https://forms.gle/jctor3K1B22SQ5u8A