4 vjet më parë

Solidariteti në veprim

Solidarity in Action

Solidariteti në veprim

Online Talk

Friday, August 21 2020
18:00 CET
Open for Public, Broadcasted live

Kliko këtu për tu regjistruar

Panelistët: Gent Jakupi, Lul Raka
Moderator: Durim Abdullahu

Pandemia COVID-19 ndonëse e ka sjellur njerëzimin përballë një situate me shumë të panjohura, ka prodhuar edhe një sërë nismash e veprimesh solidarizuese që japin shpresë për të ardhmen.

 

Që në fillet e para të shpërthimit të virusit kemi qenë dëshmitarë se si shumë infermiere e infermerë vullnetarisht e kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë të infektuarit gjithandej Kosovës. Në platforma sociale janë hapur grupe e thirrje të ndryshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë përgjatë mbylljes disa mujore, dhe atë në baza vullnetare. Së fundmi, edhe një komunitet i prodhuesve u solidarizua me të infektuarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke iu sjellur mjedra e boronica. 

 

Që të gjitha këto raste e shumë para pandemisë rrisin besimin për solidaritetin në veprim, marrë parasysh që kohërat para të sotmës masivisht e kanë promovuar individualitetin. Në kohëra të vështira, mbase papritur, është duke u vërtetuar se njerëzimi pothuajse natyrshëm është i prirur të bëhët një; një në halle dhe vështirësi; një në solidaritet; një në veprim. 

 

Rastet e sipërpërmendura janë vetëm disa prej të shumtëve. Ky panel synon të nderoj e të sipërfaqësoj punën e veprimet solidare të të shumtëve në këto ditë pandemie. 

Related