3 vjet më parë

Libri ngjyrosës dhe shfaqja e filmave nëpër shkolla

Anibar ka krijuar librin ngjyrosës që përmban ilustrime të personazheve të edicionit të 11-të të festivalit.

Gjatë këtyre ditëve Organizata Anibar ka përfunduar iniciativën e shpërndarjes së librave për ngjyrosje në 11 shkolla fillore dhe 4 Organizata Jo-Qeveritare të regjionit të Rrafshit të Dukagjinit, si dhe në 4 shkolla të Komunës së Prishtinës.

Krahas vizitës në shkolla fillore dhe qendra të edukimit, si pjesë e programit është edhe shfaqja e filmave të animuar të metrazhit të shkurtër, me përmbajtje edukative dhe të përshtatshme për grupmoshat e ciklit të ulët.

Kjo iniciativë e mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut përmes programit “Human Rightivism”.

Article Image

Në këtë kuptim, Anibar ka krijuar librin për ngjyrosje i cili përmban ilustrime të personazheve të edicionit të 11-të të këtij festivali të animacionit. Kujtojmë se ky edicion i’u dedikua të gjithë atyre që shërojnë, japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë.

Ilustrimet në fjalë të parapra për ngjyrosje, u shoqëruan edhe me shprehje inkurajuse në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe hapësirën ku fëmijët mund të vizatojnë verzionin e tyre të po të njëjtëve personazhe.

Article Image

Me këtë iniciativë i’u dhuruan 1400 kopje të gjithë fëmijëve, e sidomos atyre në vende rurale, fëmijëve të komuniteteve pakicë, dhe me nevoja ndryshe.

Pjesa më e mirë e programit të shfaqjes së filmave të animuar nëpër shkolla, është takimi me kaq shumë fëmijë energjik, kureshtar dhe të dashtun. Secili prej tyre shumë i veçant dhe interesant.

Article Image

Në muajt në vijim Anibar do të ketë programin e rregullt për fëmijë, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

Ndërkaq shkollat të cilat u vizituan dhe do të vazhdojnë të vizitohen për shfaqje të rregullt të animacioneve, janë:

  • “Skender Çeku” (Qyshk)
  • “Haxhi Zeka” (Zahaq)
  • “Qendra Pema” (Pejë)
  • “Dëshmoret e Kombit” (Baran)
  • “Handikos” (Pejë)
  • “Duart Plotë Meshirë” (Vitomericë)
  • “Lidhja e Pejës” (Novosellë)
  • “Anton Z. Çajupi” (Bardhosh)
  • “Dimitrije Prica” (Bernicë)
  • “Ilirija” (Prishtinë)
  • “Hilmi Rakovica” (Prishtinë)
  • “2 Korriku” (Loxhë)
  • “Qendra per jete te pavarur” (Pejë)
  • “Xhemail Kada” (Pejë)
  • “Ali Kelmendi” (Naberxhan)
  • “Vaso Pashë Shkodrani” (Pejë)
  • “Ramiz Sadiku” (Pejë)
  • “Janko Jovićević” (Gorazhdevc)
  • “7 Shtatori” (Vitomericë)

Related