4 vjet më parë

Shkatërrimi i patriarkatit përmes animacionit

Shkatërrimi i patriarkatit përmes animacionit

Wednesday, August 19 2020
18:00 CET
Open for Public, Broadcasted live

Kliko këtu për tu regjistruar

Panelistët: Fabian Driehorst, Amanda Barbour
Moderator: Britt Raes

Globalisht vlerësohet se 70% e grave përbëjnë numrin e punonjësve të shërbimeve shëndetësore dhe sociale në përgjithësi, ndërkaq përgjatë pandemisë COVID-19 ishin pikërisht këto dy fusha ndër më të ekspozuarat ndaj rrezikut, respektivisht ishin gratë ato që u përballën të parat me rrezikun e virusit, ndonëse të keqpaguara. Një hije e zezë që ra mbi gjithë këtë situatë, ishte edhe dhuna e shtuar ndaj grave, ku as Kosova nuk mbeti e paprekur nga ky fenomen negativ. Situata me pandeminë ndonëse ka prodhuar solidaritet e shumë shpresë, ka shpërfaqur gjithashtu edhe disa fenomene negative që porsi bombë e kurdisur kanë shpërthyer bashkë me pandeminë.

 

Sidoqoftë, arti e sidomos animacioni mund të shërbejnë si mjete të efektshme për dekonstruktimin e këtyre fenomeneve negative, meqë aspekti kreativ e vizuel që këto dyja përmbajnë shkon përtej asaj që format tradicionale i lejojnë. Por, si dhe sa mundet animacioni të kontribuoj në sferën e barazisë gjinore, respektivisht në shkatërrimin e patriarkatit, por edhe të trajtojë gjendjen e gruas përgjatë pandemisë? 

 

Në këtë panel do të diskutohen raste të ndryshme kur animacioni ka shërbyer si mjet thumbues e i efektshëm në përpjekjen për ndryshime shoqërore e sidomos gjinore, por edhe do të diskutohet se si ky lloj arti mund të adresojë dhe të ofroj zgjidhje për fenomenet e fundit që ka sjellur pandemia. Me pak fjalë, si mundet animacioni të shkatërroj patriarkatin?

Related