5 vjet më parë

Rick and Morty dhe Peja

Rick and Morty kanë arritur në Kosovë përmes portalit të tyre ndërdimensional

Ata u ndalën në malet e Rugovës, jo fort larg Pejës. Rick është në kërkim të rakisë së rrushit dhe detyron Mortyn që të mbath këpucët të cilat i ka dizajnuar dhe ia mundësojnë të ec vertikalisht dhe horizontalisht nëpër male dhe me shpejtësi marramendëse. Të dy e gjejnë vetën në qendër të qytetit të Pejës ku disa qenë të paraqitur si alienë i rrethojnë. Të dy ndihen të rrezikuar, Morty frikësohet ndërsa Rick i tërbuar insisiton që Morty duhet të vazhdojë të ia gjejë rakinë e famshme të rrushit të Kosovës. Papritmas një aromë e këndshme kalon ndër hundët e tyre. Rick dhe Morty për herë të parë ndeshen me aromën marramendëse të qebavave të Pejës. Të dy përfundojnë së ngrëni qebapa me tonelata, dhe me nga një gotë raki rrushi të sjellur enkas për ta si mysafir nderi nga pronari i lokalit. 

Kjo do të mund të ishte edhe një nga episodet e sezonës së katërt të një ndër serive më të guxishme të kohërave tona, “Rick dhe Morty”, e cila pritet të filloi në nëntor të këtij viti. Por nuk është. Rick dhe Morty asnjëherë nuk u realizua në Kosovë. Por ardhja e regjisorëve të kësaj serie në Kosovë, përmes Anibar, bëri që të duket ashtu. 

Article Image

Anibar në edicionin e dhjetë solli Bryan Newton dhe Matt Taylor nga Los Angelos për të qenë pjesë e vitit jubilar të festivalit, duke ofruar audienës prezantime ekskluzive dhe prapaksnea nga seria, prej profesionistëve që punuan në realizimnin e saj. 

Prezantimi i fundit, ishte ai i Bryan Newton në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, që u mbush të shtunën pasdite nga adhuruesit e serisë, animatorë të rinj por edhe mysafirë nga gjithë bota që kishin ardhur në Anibar për të parë dhe dëgjuar nga afër njeriun që krijoi disa nga episodat më të pëlqyera të Rick and Morty dhe aktualisht po punon në realizimin e sezonit të katërt të serisë që pritet të lansohet në nëntor. 

Bryan Newton animator nga Los Angelos, ka drejtuar disa nga episodat më të pëlqyera të “Rick dhe Morty” dhe solli disa nga punimet e tij origjinale gjatë pilotimit të serisë në edicionin e 10 të Anibar. Ai ka folur për punën e tij në programe të animuara për të rritur si dhe për suksesin që kanë arritur me “Rick & Morty” duke fituar cmime Emmy në dy kategori, atë të kritikës më të mirë për filmat e animuar (2018), dhe programit më të mirë ë animuar (2018). Sipas tij sukseset e serisë nuk do të kishin qenë të mundura pa lirinë e plotë nga publikuesi i saj “Adult Swim”. “Kemi qenë jashtëzakonisht të lirë që të punojmë dhe kjo ka rëndësi jashëzakonisht të madhe në munën tonë”, tha ai gjatë prezantimit. Newton është i njohur për punën e tij në Rick dhe Morty (aktiv që nga 2013-ta), Aventurat e Ninja Cowboy (2009), dhe Teen Titans Go! (2013). Ai pranoi sumë pyetje nga audience në lidhje me punën e tij në serinë “Rick and Morty” por edhe punës profeisonale që bën tash e 15 vjet si animatorë. Në fund të prezantimit të tij Newton realizoi një lojë me auidencën dhe ata që  përgjigjen saktë pyetjeve të tij rreth fakteve për serinë “Rick and Morty” pranuan edhe dhurata nga ai. 

Article Image

Related