5 vjet më parë

Punëtoria e animacionit për fëmijë me Mate Sziget, Mikoláš Fišer dhe Viktorie Štěpánová

Punëtoria për fëmijë me Mate Sziget

Tregimi në formën vizuale, dhe animacioni stop-motion.

A keni dëgju ndonjëherë për Mate Sziget-in dhe për tregimet përmes animacionit? Mate Sziget po vjen për herë të parë në Kosovë përmes Anibar-it, në edicionin e dhjetë të festivalit që mbahet nga data 15 deri më 21 korrik 2019 në Pejë. Mate përmes teknikës së animacionit “cut-out” do të mësojë gjeneratat e reja për bazat e animacionit, animacionin në kornizë, dhe të krijojnë video të shkurtëra animuese duke përdorur materiale të ndryshme.

Mate Szigeti u lind në Budapest të Hungarisë në vitin 1996. Në vitin 2018 u diplomua si regjisor filmi në Illyés Animation School, në Budaors. Në vitet 2016-2017 ai ka krijuar shumë punëtori animimi për fëmijët në festivale të animacionit si Primanima ose KAFF në Hungari. Që nga diplomimi i tij, ai punon si animator dhe ilustrator në projekte të shumta si: Igen a Nemek közt nga Katalin Piczkó, Szélfogó by Ágnes Győrfi, apo ALP by Julia Müller.

Punëtoria është e hapur për grupmoshat nga 10 deri në 14 vjeç.

Punëtori për fëmijë me Mikoláš Fišer and Viktorie Štěpánová

Projektimi i së ardhmes dhe ndërthurja e së kaluarës – Të animuarit e siluetave dhe vizatimi

Bota jonë ndryshon duke u varur nga mënyra se si gjërat lëvizin. Nga fëmijëria dhe lojërat me baltën apo ndjekja nëpër pyje, në gjenerata të cilat kohën e tyre e kalojnë në tableta dhe telefona. Ne duam të eksplorojmë se si gjërat kanë lëvizur nga e kaluara dhe mënyrës se si ato po lëvizin tani, duke projektuar të ardhmen. Pjesëmarrësit në punëtorinë e Mikoláš Fišer and Viktorie Štěpánová do të kenë mundësti të krijojnë një tregim të shkurtër me përdorimin e disa prej teknikave më të vjetra të animacionit – duke përdorur siluetat e letrës në xham, ashtu si në filmin më të vjetër të animuar të Princ Ahmed në vitin 1928. Në këtë punëtori participantët do të kenë mundësi edhe të inqizojnë tinguj dhe do të komponojnë vetë muzikën e filmit të tyre të animuar. Bashkohuni me ne që t’i sjellni idetë tuaja në jetë!

Ne jemi përkujdesur që trajnerët më të mirë të përzgjedhen për të trajnuar të rinjtë.

Mikoláš Fišer është një student i animacionit në universitetin e FAMU-së në Pragë. Ai aktualisht është duke eksploruar sekretet e medias dixhitale dhe 3D duke kombinuar pamjet e drejtpërdrejta me animacion. Mikoláš mori pjesë në disa punëtori animimi dhe ishte pedagog në një kamp filmi në Krutón. Përveç animacionit, hobit e tij përfshijnë dizajnin e lojës, teatrin, ilustrimin, kopshtarinë, pjekjen dhe herë pas here, zgjidhjen e fjalëkryqeve.

Viktorie Štěpánová ka lindur në vitin 1999, jeton në Brno të Republikës së Çekisë. Ajo ka studiuar Ilustrimin, por tani është duke studiuar Animacionin si studente e Filmit dhe Shkollën e Televizionit në Akademinë e Arteve, në Pragë. Ajo është një studente e cila është e pasionuar për shumë gjëra, por kryesisht për artin, ilustrimin dhe animacionin.

Ky lloj i animacionit është i strukturuar për grupmoshat nga 8 deri ne 12vjeç.

Të interesuarit për të aplikuar në punëtoritë te klikojnë këtu.

Related