2 vjet më parë

Prezantimi nga Lisa LaBracio dhe Dez Stavracos në edicionin e 13-të të Anibar

Një prezantim nga Lisa LaBracio dhe Dez Stavracos u mbajt tek kinemaja “Jusuf Gërvalla”, gjatë edicionit të 13-të të Anibar, ku pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë në detaje për ato që duhet bërë ose nuk duhet bërë gjatë krijimit të portofolios së animacioneve - kurimin dhe krijimin e brendit.

Një prezantim nga Lisa LaBracio dhe Dez Stavracos u mbajt tek kinemaja “Jusuf Gërvalla”, gjatë edicionit të 13-të të Anibar, ku pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë në detaje për ato që duhet bërë ose nuk duhet bërë gjatë krijimit të portofolios së animacioneve – kurimin dhe krijimin e brendit.

Në këtë sesion, pjesëmarrësit u njohën me role të ndryshme në industrinë e animacionit, mësuan për mundësitë e të qenit pjesë e saj, dhe si të bëjnë shumë gjëra pa qenë të specializuar.
Folësit dhanë më shumë detaje rreth krijimit të projekteve, shkrimit, vizionit, ndarjes së projektit në hapa dhe krijimin e një ekipi.

Ata inspiruan dhe motivuan pjesëmarrësit për të vazhduar rrugën drejt suksesit.

“Kuptoni se kush jeni dhe se çfarë ju bën të ndiheni mirë, nëse krijoni një model që nuk ju pëlqen, nuk keni nevojë që ta bëni përsëri, progresi nuk është linear – disa ditë ke nevojë largohesh, kur nuk je në humor të mirë dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Një ditë mund të ilustrosh diqka të mrekullueshme dhe një ditë jo, por, kjo është në rregull.”

Lisa dhe Dez ishin të hapur ndaj pyetjeve të audiencës, duke japur përgjigje të detajuara për çfarë do të thotë të jesh artist.

Ky nuk është prezantimi i fundit i Anibar, Dez Stavracos do të mbajë edhe një prezantim mbi temën “Animacion për reklama: artizanati, karrierat dhe kapitalizmi” për të gjithë adhuruesit e animacionit në Anibar.

 

Related