4 vjet më parë

Prapaskena e punës së Susi Jirkuff

Susanne Jirkuff, artistja austriake e animacionit, instalacioneve, dhe e vizatimit e dha një prezantim përmes faqes së Anibarit në Facebook rreth portofolios së mahnitshme që e ka. Ajo thotë se që të tregohet një storie në një mënyrë të bukur duhet që të përdoren shumë metoda siç janë vizatimet, video inçizimet, animacioni, dhe të tjerë; gjë që e shpjegon arsyen e llojlloshmërisë së punës artistike që posedon.

Audienca e këtij prezantimi e pati mundësinë që të ketë një shikim të rrallë prapa procesit të saj kreativ. Susi na tregoi për inspirimet më të thella dhe themelore, gjë që artistët nuk kanë dëshirë ta bëjnë gjithnjë. Ajo thotë se muzika, sidomos the Beatles, ishte një prej gjërave që e kishte inspiruar punën e saj të hershme. Përveç inspiracioneve, edhe pse duke hezituar pak, ajo nuk e la pa e shfaqur edhe filmin e saj të parë animacioni “Orte so shcheint es”.

Article Image

Një temë tjetër që ajo përqëndrohet është partikularisht qyteti. Susi na tha se qyteti është diçka që i jep material për të krijuar art derisa ajo filloi të shfaqte “SIGGI”, një prej filmave të animuara të saj. SIGGI është një seri e intervistave të animuara që ka të bëjë me qytetin dhe që ajo e kishte inçizuar me shokët dhe shoqet e saj.

Për entuziastët e animacionit dhe studentët e tjerë, ky prezantim do të mund të ri-shikohet në faqen zyrtare të Anibar-it.

Article Image

Related