2 muaj më parë

Peja Jazz VI – Vlashent Sata x MAHARI Trio

Bashkohuni në përmbylljen e Peja Jazz VI!

26 tetor 2025 | 20:00

Kinema “Jusuf Gërvalla” – Pejë


Nata e fundit e Peja Jazz do të shoqërohet me tingujt e muzikës nga Vlashent Sata dhe Mahari Trio, që për herë të parë po bashkangjiten në skenën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

Po presim me padurim të jemi pjesë e kësaj përvoje të veçant dhe të krijojmë kujtime të bukura së bashku me njëri-tjetrin si dhe me artistë eminent dhe të kohës.
____

Vlashent Sata: piano, vokal

MAHARI TRIO
Francesco Leo (Ciccio Leo): tastierë
Daniele Raciti: kitarë
Federico Gucciardo: bateri

Vlashent Sata (1983) është këngëtar, kantautor, kompozitor dhe pianist franko-shqiptar. I rritur në një familje muzikantësh, ai filloi të performonte që në moshën pesëvjeçare dhe studioi piano nën ndikimin e të atit, muzikologut Loro Sata. Në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare nisi të kompozonte dhe mësoi vetë kitarën. Në vitin 2002 u zhvendos në Francë për të ndjekur studime të avancuara për piano në Bordo dhe Paris me Denis Pascal dhe Romano Pallottini. Në vitin 2011 mori diplomën në pedagogji dhe që atëherë ka dhënë mësim në konservatorët “Paul Dukas” dhe “Gabriel Fauré” në Paris. Albumi i tij debutues Hana (2016) u vlerësua lart nga kritika dhe u transmetua ndërkombëtarisht, nga Montreal deri në Dakar. Vlashent është gjithashtu themeluesi dhe drejtori artistik i Zâ Fest, festivalit kryesor ndërdisiplinor të arteve në Shqipëri, i njohur për cilësinë e tij të lartë artistike dhe estetike.

MAHARI

Tingulli i fuqishëm i tre muzikantëve sicilianë që, pasi udhëtuan nëpër botë në kërkim të identitetit të tyre artistik, e gjetën atë tek rrënjët e veta. Sicilia – një përzierje kulturash që ka ushqyer ndjenjën natyrore për ndarjen, mikpritjen dhe, paradoksalisht, ruajtjen e traditave të lashta shekullore. Pikërisht nga ky burim i pasur kulturor lind tingulli i MAHARI, me synimin për ta zhvilluar muzikën tradicionale që ka mbetur e ngrirë për shumë vite. Bashkimi i udhëtimeve individuale të kësaj trioje krijon një tingull muzikor të përbërë nga elemente elektronike, jazz-i dhe “black music”.

Ciccio Leo: tastierë

Producent dhe pianist, i lindur në vitin 1994. Ka studiuar në Konservatorin e Palermos, me specializim në jazz piano. Që nga viti 2013 ka performuar dhe regjistruar me shumë artistë kombëtarë e ndërkombëtarë si Big Fish, DJ Shocca, Ghemon, Ron, Morgan, Mario Venuti, Mario Biondi, Marco Masini, Giovanni Caccamo, Roy Paci, Davide Shorty, Paolo Belli, Silvia Mezzanotte e të tjerë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare të Italisë, përfshirë Premio Nazionale delle Arti dhe Premio Nazionale Chicco Bettinardi.

Daniele Raciti: kitarë

I lindur në Katania në vitin 1993, ka përfunduar dy diploma masteri në jazz kitarë (2018) dhe pop-rok kitarë (2020), të dyja me rezultate maksimale. Ka performuar në koncerte dhe ka punuar në studio si kitarist, aranzhues dhe autor këngësh. Në mars 2021, shkroi këngën “Momento Perfetto” për artistin Ghemon, e cila mori pjesë në Festivalin e 71-të të Sanremos. Nga viti 2020 deri më 2025 ka bashkëpunuar me J-Ax, Dargen D’Amico, Mario Biondi, Ghemon, Serena Brancale, Gaia, Davide Shorty, Benji & Fede, Mario Rosini dhe Nicolò Fragile. Aktualisht jep mësim për kitarë pop-rok në Konservatorin “F. Torrefranca” në Vibo Valentia.

Federico Gucciardo: bateri

I lindur në Palermo në vitin 1995, ka përfunduar masterin në bateri dhe perkusione me nota maksimale në Konservatorin “A. Scarlatti” të Palermos, duke fituar gjashtë çmime kombëtare, përfshirë dy si solist. Me mbi 700 këngë të regjistruara për artistë dhe producentë në mbarë botën, ai ka performuar në më shumë se 40 vende në skena prestigjioze si Blue Note Tokyo, Ronnie Scott’s (Londër) dhe Java Jazz Festival (Xhakartë).

Related