12 muaj më parë

Njerëzit në Kinema: Violinisti Leufat Buçuku në Filharmoninë e Kosovës

Kinemanë Jusuf Gërvalla natën e mbrëmshme e përcolli muzika magjepsëse e Orkestrës Harkore të Filharmonisë së Kosovës me plot 35 muzikant në krye me Edon Ramadanin.

Një nga violinistët që performoi përkrah Filharmonisë ishte Leufat Bucuku me të cilin patëm mundësi të realizojmë disa pyetje lidhur me eksperiencën e tij si muzikant në institucionin më të lartë të muzikës klasike në Kosovë.

Mbrëmë emocionet ishin në kulmin e tyre për Leufatin, si një djalë i lindur dhe i rritur në Pejë ishte pikërisht hera e parë që zuri të performonte në vendin e tij si antar i Filharmonisë së Kosovës. Për këtë arsye ai tha se ishte detyra e tij të përmbushte dhe tejkalonte pritshmëritë e publikut për të.

Ai shtoi se kjo eksperiencë ishte shumë e veçantë për të pasi një pjesë e madhe e publikut ishin muzicient, njerëz të afërm dhe artdashës në mes të të cilëve Leufati është rritur.

Si një violinist (student në Fakultetin e Arteve Muzikore) Leufati shtoi se ndihej i privilegjuar të ishte pjesë e kësaj strukture, dhe që kishte mundësi të bashkëpunonte dhe performonte përkrah më të mirëve gjë që i linte hapësirë të mësonte prej tyre.

 

Shkroi: Debora Xhogoviq

Related