10 muaj më parë

Një Udhëtim Kinematografik në Garën e Kategorisë Ndërkombëtare

Edicioni i 14-të i Anibar-it është gati ta magjepsë audiencën me Kategorinë Ndërkombëtare të tij, duke paraqitur një zgjedhje prej 18 filmash të shkurtër animuar nga e gjithë bota.

Ky program i larmishëm premton një udhëtim kinematografik unik, duke patur në fokus histori nga vende dhe kultura të ndryshme. Me çdo film që zgjat nën 30 minuta, kjo garë sjell një eksplorim e përmbledhje të fuqishme të një shumëllojshmërie temash dhe shprehjesh artistike.

 

Rëndësia e Garës në Kategorinë Ndërkombëtare qëndron në faktin se është një vitrinë globale. Duke përfaqësuar një shumëllojshmëri perspektivash, konkurrenca këtë vit bashkon regjisorë nga Franca, Kina, Estonia, Belgjika, Hungaria, Italia, Holanda, Zelanda e Re, Polonia, Portugalia, Federata Ruse, Afrika e Jugut, Spanja dhe Australia. Çdo film ndihmon në program me një zë të dallueshëm dhe sfond kulturor.

 

Midis këtyre përzgjedhjeve, Gara Ndërkombëtare paraqet një koleksion të shkëlqyeshëm filmash, secili me një narrativë të veçantë dhe një qasje artistike tërheqëse:

 

“27” (Francë): Alice ka tendencën të jetojë me kokën në re për t’iu shmangur realitetit. A do mundet një aksident i rëndë në gjendje të dehur t’i japë asaj guximin për t’u rritur?

 

Regjia nga: Flóra Anna BUDA

 

“Hija e fluturave” (Francë): Teksa sheh fluturat në një pyll misterioz, një grua joshet ngadalë në një ëndërr nostalgjike.

 

Regjia nga: Sofia El Khyari

 

“Dasmë mbi Tokën e Ekzekutimit” (Kinë): Pas katër dekadash, një aktore e dalë në pesnion kërkon të ribashkohet me dashurinë e saj të parë, aktorin kryesor të një shfaqjeje propagande kineze të viteve 1960.

 

Regjia nga: Zilai Feng

 

“Prerjet e Kutive” (Francë, Holandë, Afrikë e Jugut): Një grua e re rikujton ditën kur teksa ktheje në shtëpi u sulmua nga tre burra, por jeta e përditshme duhet të vijojë rrjedhën e saj.

 

Regjia nga: Naomi Van Niekerk

 

“Eeva” (Estoni): Në funeral po bie shi. Ka shumë vite, shumë verë, disa qukapikë dhe një grusht ëndrrash për të mbushur boshllëqet.

 

Regjia nga: Lucija Mrzlajk dhe Morten Tsinakov

 

“Garrano” (Portugali): Një kalë Garrano detyrohet të tërheqë një ngarkesë të rëndë nën diellin përvëlues. I riu Joel zbulon një burrë që do t’i vërë flakën pyllit.

 

Regjia nga: Vasco Sá dhe David Doutel

 

“Këtu është bukur” (Holandë): Një portret i fragmentuar i një momenti, një personi dhe një vendi, i parë përmes kujtimeve subjektive Imanit, të një vajze të re me ngjyrë, dhe Davidit, oficerit të ri të policisë. Të dy kanë kujtime shumë të ndryshme të të njëjtit moment fatal në një dyqan, moment i cili të ndryshonte jetën e tyre përgjithmonë.

 

Regjia nga: Robert- Jonathan Koeyers

 

“Përqafim” (Belgjikë): Kthimi i Coline në dhomën e gjumit të fëmijërisë ndez kujtime prekëse, duke nxjerrë në pah objekte të rëndësishme që i dhanë formë jetës së saj.

 

Regjia nga: Margot Reumont

 

“Tregtarët e akullit” (Portugali): Rutina e përditshme e një babai dhe djalit të tij për të shitur akull i çon ata në një aventurë emocionuese teksa hidhen me parashutë nga shtëpia e tyre e vendosur në majë të një shkëmbi.

 

Regjia nga: João Gonzalez

 

“Drita e ngadaltë” (Poloni): Dëshmoni udhëtimin e mrekullueshëm të një djali të verbër, i cili befas fiton aftësinë për të parë, duke zbuluar ndikimin e thellë që ka në jetën e tij.

 

Regjia nga: Katarzyna Kijek dhe Przemyslaw Adamski

 

“Filxhanët e çajit” (Australia): Ky film lëvron në ndërveprimet surreale midis një burri dhe personave që mendojnë vetëvrasjen.

 

Regjia nga: Alec Green dhe Finbar Watson

 

“Amok” (Hungari): Clyde, pasi ka humbur të fejuarën dhe pamjen e tij fizike, duhet të përballet me demonin e tij të brendshëm.

 

Regjia nga: Balázs Turai

 

“Shkallë” (Francë): Udhëtimi i Will përgjatë autostradës bëhet një eksplorim introspektiv i varësisë së tij ndaj drogës dhe pasojave të saj.

 

Regjia nga: Joseph Pierce

 

“Rrokullisje” (Belgjikë): Të humbur në det, mbijetesa e Jeremy-t dhe Aurora-s ndërthuret me kompleksitetet e marrëdhënies së tyre, duke sfiduar perceptimin që kanë për njëri-tjetrin.

 

Regjia nga: Levi Stoops

 

“Të dashur pasagjerë” (Federata Ruse): Një udhëtim surreal me tren shpaloset ndërsa pasagjerët në trenin numër 72 bëhen pjesë e një eksperience unike narrative.

 

Regjia nga: Max Kulikov

 

“Tenxherja” (Itali): Duke zbuluar sfidat e të qenit hero, ky film eksploron rëndësinë e forcës.

 

Regjia nga: Leo Cernic

 

“Macja Sendviç” (Spanjë): Dita e zakonshme e Davidit merr një kthesë të papritur kur një vizitë e bën atë të reflektojë mbi thelbin e njerëzimit, së bashku me shokun e tij felin, Macen Sendviç.

 

Regjia nga: David Fidalgo

 

“Dies Irae” (Zelanda e Re): Dy engjëj lozonjare, shtatë derra mëkatarë dhe një kalimtar i gjorë i drejtë.

 

Regjia nga: MARU Collective

 

Konkurrenca Ndërkombëtare në edicionin e 14-të të Anibar-it synon të festojë ndryshimin dhe ofrojë një gamë temash që provokojnë mendimet. Këto vepra të mrekullueshme të animuara paraqesin aspekte kulturore, emocionale dhe shoqërore, duke ofruar audiencës një përvojë transformuese. Nga historitë ngrohtësuese deri te udhëtimet introspektive, secili film kontribuon në një peisazh narativ të pasur dhe të përfshirë.

 

Konkurrenca Ndërkombëtare do të shfaqet në Kinemanë e Liqenit dhe Kinemanë e Kubave nga data 18 deri më 21. Mos e humbni këtë mundësi për të vështruar këto vepra të mrekullueshme arti!

Related