Një odise virtuale që të transporton në dimensione që ngjason më ëndrra
Anibar 14 solli në Pejë, programe speciale të realitetit virtual, nëpërmes krijimtarive të vlerësuara ndërkombëtarisht.
Një hap para në sferën e imagjinatës së pakufishme dhe rrëfimit të avancuar përmes teknologjisë. Kjo është ajo që ofroi programi special i realitetit virtual që solli Anibar përmes edicionit të 14 të Festivalit Ndërkombëtarë të Animacionit në Pejë. Të zgjedhura me kujdes nga katalogët e transmetuesve të njohur francezë – Diversion Cinema, Astrea dhe Lucid Realities – këto kryevepra virtuale ofrojnë një pamje magjepsëse në diversitetin e pashembullt të krijimit. Audienca pati mundësinë që të përjetoi një udhëtim si askund tjetër, në botën e animacionit që të transporton në universe që ngjasojnë më ëndrrat nga më të çmendurat.
Në “Strands of Mind”, audienca kishte mundësinë që të zhbllokonte sekretet e fshehura brenda trupit të njeriut dhe të gërmonte në ndërlikimet e mendjes, duke mjegulluar linjat midis realitetit dhe surrealitetit. Ndërsa në “Gloomy Eyes”, dikush mund të dëshmojë një histori jokonvencionale dashurie ku lulëzon një lidhje e butë midis një vajze të re njerëzore dhe një djali zombie, duke sfiduar kufijtë e dashurisë dhe pranimit. Megjithatë, nëse dikush dëshiron të sfidojë vetë gravitetin, atëherë në “Marco & Polo Go Round”, një eksplorim mendjemprehtë që kapërcen kufizimet tokësore, kjo ishte e mundur. Dhe për një takim vërtet zhytës, hyni në pikturën ikonë “The Scream” nga Munch, ndërsa e gjeni veten të zhytur në një botë emocionuese dhe artistike.
Këto vepra të përzgjedhura, janë vepra të njohura tashmë ndërkombëtarisht përmes vlerësimeve prestigjioze që kanë fituar në festivale të njohura si: Cannes, Clermont-Ferrand, Tribeca dhe Annecy. Tregime që të lënë me mbresa e frymëzime.
Ky Program Special është kuruar me kujdes nga Gala Frecon. Ajo ka punuar me disa organizata dhe festivale si programuese filmash dhe koordinatore e ngjarjeve. Gala prej disa vitesh është i përfshirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animacionit Annecy, duke marrë pjesë në përzgjedhjen e veprave VR, në programin ËTF dhe në para përzgjedhjen e filmave me metrazh të shkurtër dhe të diplomimit. Ajo gjithashtu punon për organizatën franceze Festivals Connexion si menaxhere e projektit VR dhe kuratore e VR.
Leonora Aliu