5 vjet më parë

Një copëz nga Ballkani përmes animacionit: Tregime nga Ballkani

Edhe këtë edicion, të dhjetin më radhë, Anibar tenton të mbledhë sa më shumë animatorë të rajonit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në krijimin e filmave të animuar, por edhe për të diskutuar rreth sfidave që na bashkojnë përkundër si politikisht ashtu edhe kulturalisht.

Ndryshe nga vitet paraprake, kur Anibar promovone tregimet nga Kosova, këtë edicion jubilar shkojmë përtej kufijve dhe sjellim tregimet nga Ballkani, përmes rrëfimeve ekskluzive të animatorëve nga rajoni.

 

Në vijim gjeni detajet për prezantimet, kohën dhe vendin e tyre si dhe temat dhe filmat që do të shfaqën nga vetë artistët në kinematë e Anibar-it:

 

 

Prezantimi i parë: Një “frame” në një kohë

 

Përzierja në mes zanateve, materialeve organike dhe pixels në epokën digjitale. Nga letra e balta e deri më sot. Një rrëfim prej fëmijërisë deri në pjekuri.

 

Joan Kamberaj në këtë edicion të Anibar-it po na mëson për zanatet dhe mediat dixhitale. Prezantimi i punës së tij dhe bashkëbisedimi me të do të mbahet më 16 korrik 2019 në hapësinën e Kinemasë së “Jusuf Gërvalla”, në ora 12:00. Joan ka kriju animacione të ndryshme por më specifiket e tij janë ato të punuara me dorë. Puna e tij përfshin video të shkurtra, filma dhe reklama. Filmi i tij i shkurtë “Abeo”, për të cilin do të bisedojmë, është shfaqur në festivale të ndryshme të filmave ndërkombëtarë gjithashtu ka fituar edhe çmime. Joan ka punuar në disa studio në SHBA dhe Shqipëri.

 

Uebfaqja: www.joankamberaj.com
Titulli: Abeo (Film i shkurtë)
Titulli origjinal: Abeo
Kohëzgjatja: 06:00
Shteti: Greqia
Regjisor: Joan Kamberaj
Sinopsisi: I humbur në iluzionet mendore ai arratiset përmes ndryshimit.

 

 

Prezantimi 2: Visar Arifaj dhe tregimi i tij

Visar Arifaj

 

Prezantimi i dytë në kuadër të “Tregimet nga Ballkani”, vazhdon me Kosovën. Visar Arifaj është ai që do të ndajë përvojën e tij në lidhje me krijimin e filmave të animuar.

 

Visar Airfaj, ka lindur më 4 qershor 1987 në Prishtinë dhe është piktor, politkan, kryetar lenxhendar i Partisë së Fortë, i cili ka kandiduar ne zgjedhjet lokale te vitit 2013 për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe më vonë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, në Kosovë. Visari me profesion ështe dizjaner dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai është i vetëshpallur miliarder pasi pasuria qe ai ka deklaruar kap shifrën 1,7 miliardë euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se piktura e tij e parë të cilën e kishte bërë sa ishte në shkollën fillore vlen 1 miliardë euro. Kjo biografi është po aq sarkastike sa ai dhe ajo që ai prezanton përmes aktivizmit të tij duke përdorur artin dhe median si mjet për të reaguar ndaj fenomeneve negative në shoqërinë kosovare.

 

Prezantimin e Visar Arifaj mund ta dëgjoni në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, më datën 16 korrik 2019 duke filluar nga ora 14:00.

 

 

Prezantimi 3: Si të krijojmë distopi animacion?

Ana Nedeljkovic

 

Ana është regjisore dhe animatore e cila po vjen në Anibar për të ndarë me ne rrëfimin e përvojës së punës së saj me tekniken “stop-motion” të cilën ajo e ka specializuar në krijimin e botrave të lezetshme e distopike nga plastelina. Ajo do të mbajë pezantimin e saj më 17 korrik 2019, në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”. Ajo, në këtë vit do të na prezantojnë punën e saj me “Stop Motion Animation”, e cila është një teknikë e përdorur në animacion për të iu dhënë jetë objekteve statike në ekran. Në filmin e tyre “Rabbitland Pink Brainless Rabbits” regjisorja Ana dhe Nikola kanë përdorur një demokraci të lirë e cila na mundëson të kemi zgjidhje të reja çdo ditë. Në anën tjetër “Untravel” na tregon për një botë gri dhe e izoluar në një mur të madh. Momentalisht janë duke punuar në filmin “Money and Happiness” film për ekonominë e “përsosur”. Gjatë festivalit, Ana do të tregojnë për filmat e tyre, referencat, proceset e punës dhe sekretin pas materialit që vendoset në ekran. Por, për ta më e rëndësishmja është se animacioni në ditët e stome është një mjet i fuqishëm për të adresuar çështjet e rëndësishme sociale dhe politike.

 

Ana Nedeljkovic u lind në Beograd në vitin 1978. Ajo u diplomua në pikturë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Arteve të Bukura në Beograd. Ajo mori edhe një doktoraturë në praktikën e artit nga i njëjti fakultet. Ana është një artist vizuel që punon në mediat e vizatimit, instalimit dhe filmit të animuar, dhe është gjithashtu aktive në arsimit të artit. Nikola Majdak Jr. ka lindur në Slloveni në vitin 1972. Ai ka diplomën MFA nga Fakulteti i Dramatikës dhe Arteve në Beograd, departamenti i kamerës. Për 20 vitet e fundit ai ka qenë kameraman, animator, drejtor dhe ligjërues i pavarur. Filmit të tyre të parë “Rabbitland” (2013) iu dha Orkulli Kristal në Berlinale. Ka gjithashtu një mori çmime të tjera të shumta dhe është shfaqur në më shumë se njëqind festivale botërore. Filmi i tyre i dytë “Untravel” (2018) u shfaq premierë në Berlinale, dhe u nominuapër çmimin Annie.

 

Filmografia: Ana Nedeljkovic and Nikola Majdak
Rabbitland (2013)
Untravel (2018)

 

 

Prezantimi 4: Kjo është mënyra si e bëj

Daniel Šuljić

 

Animatori dhe drejtor artistik i festivalit botëror të filmit të animuar të Zagrebit Daniel Šuljić është duke dhënë një pasqyrë në qasjen e tij ndaj filmave dhe po shfaq disa nga filmat e tij.

Ai studioi në Akademia e Arteve të Bukura në Zagreb, dhe nga 1992 deri në 1998 pikturë dhe animacion në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, Masterclass C. L. Attersee, ku u diplomua. Nga 2005 – 2008 ai ishte lektor i animacionit klasik në Institutin për Dizajnin e Medias në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Linz, dhe në vitin 2006 atij iu dha titulli i profesorit të nderit në Kolegjin Jilin të Shkollës së Animacionit në Arte në Changchun të Kinës. Nga viti 2010 deri në 2012 ai shërbeu si një konsulent artistik për filmin e animuar në Qendrën Audiovizuale Kroate, dhe nga 2013 deri në vitin 2017 ishte anëtar i këshillit artistik për film në qytetin e Zagrebit.

 

Filmat e tij (të zgjedhurit) Evening Star (1993), Leckdonalds (1995), The Cake (1997), Sun, Salt and Sea (1997), Ich kann es mir sehr gut vorstellen (I Can Imagine It Very Well, 2004), Kurzes Leben (Short Life, 2007, co-dir. Johanna Freise), Transparency (2015), From Under Which Rock Did They Crawl Out u shfaqën në disa qindra festivale ndërkombëtare dhe kombëtare të filmit, TV të ndryshëm në të gjithë Evropën dhe fitoi çmime të shumta ndërkombëtare. Ai është anëtar i festivalit, jurisë dhe kishte disa retrospektiva (Anifilm Trebon, Monstra Lisabon, ITFS Stuttgart). Që nga 2018 ai është profesor asistent në Departamentin e Animacionit dhe Mediave të Reja, Akademia e Arteve të Bukura në Zagreb. Që nga viti 2011ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit Botëror të Animacionit “Animafest Zagreb”.

 

Prezantimi i Daniel Šuljić është përkrahur nga Croatian Audiovisual Center.

Related