2 vjet më parë

NË SOLIDARITET ME UKRAINËN

Anibar prezanton bashkëpunimin e tij të parë me Linoleum Contemporary Animation and Media Art Festival

Në edicionin tonë të 13-të të festivalit, ne do të shfaqim një program 40 minutash në mbështetje të artistëve tanë ukrainas. Arti nuk ka kufi dhe si i tillë nuk duhet të heshtë. Gjatë këtyre kohëve të vështira, ne qëndrojmë përkrah partnerëve, artistëve dhe miqve tanë nga Ukraina duke u ofruar atyre hapësirë për të shfaqur punën e tyre në këtë edicion të festivalit.

Programi i veçantë: ANIMACIONI UKRAINAS – ‘PARA LUFTËS’

THE SURROGATE nga Stas Santimov
6 min 3 sek
Kurator: Anastasiya Verlinska
2020
Përshkrimi: Një burrë shkatërron folenë e një krijese të panjohur rrëqethëse. Por nuk është krijesa më e tmerrshme që do të takojë sonte.

THE RESPONSIBLE HERO nga Roman Lysenko
4 min 53 sek
2021
Përshkrimi: Një tragjikomedi për një përpjekje shpëtimi dhe pasojat e saj, e bazuar dhe frymëzuar kryesisht nga filmat e lezetshëm por simpatik të Supermanit të viteve 70-80. Është një histori e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë me një atmosferë gazmore dhe paksa nostalgjike e kontrastuar me një kthesë të zymtë dhe të papritur.

DEEP WATER nga Anna Dudko
6 min
2020
Përshkrimi: Një sirenë e vetmuar topolake është e prirur të shikojë njerëzit përmes tubacioneve të ujit duke përdorur magjinë. Një ditë ajo bie në dashuri me një burrë dhe, e verbuar nga pasioni, hyn në banesën e tij për të kënaqur dëshirat e saj të zjarrta.

PAPER OR PLASTIC nga Nata Metlukh
7 min 39 sek
2019
Përshkrimi: Një emigrant vjen në një vend të botës së parë për të pikturuar një mural në kullën më të lartë. Ai përpiqet të përshtatet me realitetin e ri, por ksenofobia dhe rregullat e çuditshme e detyrojnë atë të kthehet prapa.

DEEP LOVE nga Mykyta Lyskov
14 min
2019
Përshkrimi: Dashuria e thellë ka ndodhur më në fund në Ukrainë

NGA UKRAINA NË KOSOVË
Gjatë këtij edicioni të Festivalit, të ftuarit tanë shijuan edhe performancën nga artistja ukrainase Nor Famous Nor Rich (NFNR) në mbështetjen tonë kolektive për Ukrainën.

Përveç kësaj, ne kemi nisur një iniciativë mbështetëse emergjente për komunitetin kulturor të Linoleumit. Qëllimi kryesor i iniciativave është t’u ofrojë atyre mbështetje të menjëhershme financiare për Festivalin e tyre.

LINOLEUM është qendra më e madhe e animacionit të shkurtër të pavarur në Ukrainë. I nisur në vitin 2014 në Kiev çdo vit, festivali shfaq rreth 250 filma nga e gjithë bota, ofron seminare dhe leksione të mbajtura nga lojtarët më të mirë të fushës dhe një program të veçantë për fëmijë. LINOLEUM synon të mbështesë artistët e animacionit dhe të promovojë animacionin ukrainas në mbarë botën, si dhe të inkurajojë dhe festojë kreativitetin midis animatorëve dhe artistëve të mediatik.

Për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, LINOLEUM nuk ka mundur të mbledhë fondet e nevojshme për të organizuar edicionin e tyre të 9-të të festivalit në Kiev këtë vjeshtë. Me qëllim që LINOLEUM të mbahet edhe një herë, ata kanë nevojë për mbështetjen tonë financiare.

Ne i lutemi të gjithëve që e lexojnë këtë artikull të dhurojnë dhe të ndihmojnë miqtë tanë ukrainas të realizojnë festivalin e tyre.

Nëse dëshironi të kontribuoni në këtë përpjekje, mund të kontaktoni dhe të dhuroni më poshtë, duke ndjekur udhëzimet:

PayPal PayPal.Me/linoleumfestival
[email protected]
Bank Transfer
NGO LINOLEUM
Address: Zakrevskoho St. 22, Kyiv, Ukraine, 02232
Company registration number: 44115128
IBAN: UA683226690000026002300672797 (EUR, USD)
VAT No.: 441151226520
Beneficiary`s Bank: Main administration in city Kyiv and Kyiv area Public Joint Stock Company State Savings of Ukraine (JCS Oschadbank)
SWIFT: COSBUAUKKIE
MFO (sort bank code): 300465
EDRPOU bank code: 00032129
Purpose of payment: Donation on statutory activity of LINOLEUM, NGO

Related