5 vjet më parë

Më të mirët e çmimeve “Emile” vijnë në anibar me 8 filma

Nevoja për të pasur një ngjarje që feston artizanatet dhe talentët e profesionistëve të animacionit evropian ka qenë arsyeja e krjimit të çmimeve “Emile” që ndahen enkas për filma të animuar. Fondacioni për çmimet “Emile” u themelua në vitin 2015. Dhe që atëherë ka ndarë 18 çmime për filma të animuar në Evropë.

Këtë vit, në edicionin e dhjetë të Anibar, me qëllim të promovimit të filmit të animuar, impaktit të tij në ndryshimet shoqërore, dhe në vecanti prodhimin evropian të filmit të animuar, “Emile” vjen me një program speciale në festivalin tonë duke shfaqur tetë nga filmat më të mirë që ka nominuar dhe zgjedhur fitues në Evropë, ndër vite.

Filmat nga “Emile” do të shfaqen më 20 korrik 2019, ditën e shtunë të festivalit, nga ora 12:00 në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë.

 

Ndër filmat që do të shfaqen janë:

(Fool Time) Job
Enough
Cat days
Have Heart
Last stop in the moon
Better Humans
Pura Vida
The Fearless Are Here
Here

 

Çmimet “Emile” për vite tashmë ofrojnë qasje në një rrjet profesionistësh, të bashkuar nga idetë e përbashkëta dhe dashuria për animacionin. Edicioni i tretë i çmimeve “Emile” do të mbahet në Lille, më 6 dhjetor 2019. Hyrja është falas për të gjithë por rezervimi është i obliguar dhe bëhet duke klikuar në këtë link; www.animationawards.eu .

Related