3 vjet më parë

Lori Malépart-Traversy vjen këtë edicion në Anibar për ta bërë botën të qeshë përsëri

Lori Malépart-Traversy (The Clitoris) do te na jepe keshilla ne procesin kreativ te animacionit.

Lori Malépart-Traversy do të bashkohet në edicionin e këtij viti me një prezantim virtual ku do të ndajë me ju detaje shumë të dobishme rreth qasjes së saj kreative në animacion. Një prezantim ku do të mësoni më shumë rreth rrugëtimit të saj si regjisore e filmave të animuar. Sa i përket Lorit, gjithçka kishte nisur  me filmin e saj të shkurtër të diplomimit “The Clitoris” për të vazhduar kështu punën e saj si një regjisore e suksesshme dhe e  njohur e filmave të animuar.

“The Clitoris” (2016) zhvillon temën e masturbimit dhe sensualitetit femëror. Filmi arriti një sukses të madh  dhe u shfaq në festivale në të gjithë botën. Arsyeja kryesore pas suksesit të punës së saj ishin pikërisht temat që përfaqëson puna e Lorit. Qëllimi kryesor i ketyre temave ishte të thuhej e vërteta  dhe të edukoheshin e  e frymëzoheshin  të tjerët që të thyejn tabutë rreth seksualitetit. Përfshirja e saj e drejtpërdrejtë në temat e fuqizimit të grave, sulmeve seksuale si dhe sensualitetit femëror është ftesë për një bisedë të gjerë dhe ky është shansi juaj të jeni pjesë e kësaj bisede!

Aktualisht ajo është duke punuar në një projekt të ri filmi në Bordin Kombëtar të Filmit në Kanada. Bashkohuni me ne në këtë prezantim dhe mësoni më shumë për zanatin e animacionit duke dëgjuar një udhëtim autentik ndërsa mësoni këshilla dhe hile gjatë rrugës! Bëhuni pjesë  e “The journey of a clitoris around the world” nga Lori Malépart-Traversy në orën 12:00 me 25 korrik në Kinema Jusuf Gërvalla.

Related