3 vjet më parë

Surprizë! Një tjetër prezantim i Anibar

Lisa është këtu për të ndarë historinë e saj emocionuese me ju!

Në edicionin e 12-të të Festivalit të Animacionit Anibar kemi pasur nderin të mirëpresim profesionistë të animacionit nga e tërë bota. Ata kanë mbajtur prezantime të ndryshme mbi çështjet që lidhen me animacionin, si dhe panele e punëtori të planifikuara veçanërisht për rininë e Kosovës, me qëllim që të ata të shohin se çfarë u ofron bota e animacionit. Ne jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se kësaj liste të gjatë të prezantuesve të mrekullueshëm të Anibar, do t’i bashkëngjitet Lisa LaBracio. Ajo është një regjisore e pavarur e animacionit me qendër në Brooklyn, New York, e cila është eksperte në teknikat e animacionit të punuara me dorë. 

Lisa është pjesë e ekipit themelues të animacionit në TED-Ed. Gjatë karrierës së saj ka pasur mundësinë të jetë regjisore e disa filmave të shkurtër të animuar edukativ, duke përfshirë poezinë “The Opposites Game” që ka fituar edhe çmim. Pos kësaj, Lisa ka filluar të punojë si regjisore e pavarur e animacionit, dhe ka punuar me klientë dhe organizata të ndryshme, me shpresën që tregimet e artistëve, shkencëtarëve, dhe OJQ-ve të arrijnë një audiencë më të gjerë.  

 Lisa LaBracio është shumë e emocionuar të ndajë me ne pamje nga prapaskena e krijimeve të saj, dhe më shumë informata mbi materialin edukativ. Lisa ka pasur një udhëtim artistik mjaft interesant, për të cilin do ta kemi rastin të mësojmë më shumë. Pos tjerash, do të na flas dhe për serinë e re që ka filluar ta udhëheq që nga pranvera! 

Bashkohuni me ne të premten, me 30 korrik, në ora 14:00, tek Kinema Jusuf Gërvalla.

 

Related