4 vjet më parë

Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë

Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë

Online Talk

Saturday, August 22 2020
18:00 CET
Open for Public, Broadcasted live

Kliko këtu për tu regjistruar

Panelistët: Feride Rushiti – QKRMT
Lendita Zeqiraj – Regjisore
Serbeze Haxhiaj – Gazetare
Nafi Krasniqi – Drejtësi Për Të Gjithë

Moderator: Arbër Selmani – Gazetar

Bazuar në filmin ‘Zero impunity’ – ku njëmbëdhjetë gazetare gra kanë hulumtuar ndikimin e dhunës seksuale dhe abuzimit sistematik gjatë në disa fronte të luftërave nëpër botë por edhe në rajone ku nuk ka pasur luftë por që dhuna seksuale ka qenë jashtëzakonisht e shprehur – do të diskutohet për lidhjen mes dhunimeve që ndodhën gjatë luftës në Kosovë dhe për trekëndëshin artist-gazetar-aktivist, duke e vënë theksin tek këta të fundit të cilët u angazhuan në forma të ndryshme që t’i japin jetë tregimeve që pasqyruar dhunën në përgjatë luftërave dhe konfilkteve.
Disa prej pyetjeve që synojmë t’i përgjigjemi janë edhe ato se sa kanë bërë gazetarët për të hulumtuar më shumë dhunimet e luftës në Kosovë? Çfarë kanë bërë kineastët në këtë drejtim dhe sa është portretizuar dhunimi i grave në Kosovë në kinematografinë e Kosovës? Çfarë bëjnë sot më tepër në këtë drejtim organizatat vendore e ndërkomëtare? A ka nevojë për më shumë prodhime artistike në mënyrë që të arrihet zero mosndëshkueshmëri?

Related