4 vjet më parë

Keesling: Rrëfimi mund të marrë kahje tjetër pas pandemisë së virusit Korona

Brooke Keesling, që ka përvojë pune disa vjeçare në industrinë e animacionit, bëri prezentimin e fundit në edicionin e 11-të të Festivalit Anibar, Nën moderimin e drejtoreshës së festivalit, Arba Hatashi, Brooke na tregoi se si ishte të punosh për studio dhe kompanitë më të madhe të animacionit në Los Angeles, Kaliforni.

Një temë që u diskutua në prezentim ishte pandemia COVID-19, e cila e shqetësoi komplet fushën e animacionit. Brooke mendon se animatorët kanë qenë më të zënë se zakonisht prej fillimit të kësaj periudhe, por animatorët e rinj, sipas saj, “do të ndikohen në mënyrë më të thellë”. Ajo thotë se ata që e kanë përjetuar këtë pandemic në vitet më të hershme të tyre do të përballen me të shumë më ndryshe. “Nëse jo menjëherë, më vonë, do të shohim ndikimin e saj në rrëfim… Mendoj se do të ketë anë positive të çuditshme që do të rrjedhin si pasojë e kësaj situate”.

Më tutje, ajo poashtu përmendi lëvizjen Black Lives Matter, e cila po ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe rreth botës. Keesling beson se krijuesve të tjerë prej mjediseve shoqërore të minoriteteve mund t’iu ipet një platformë, si rezultat i kësaj lëvizjeje tani, në këmbim, duke pasuruar sheshin kreativ të industrisë.

Një tjetër gjë që u diskutua në prezentim ishte arsimimi i gjeneratave të reja të animatorëve, për të cilën Anibar është tejet i përkushtuar. Akademia e Animacionit është një program tjetër që vë në pah këtë përkushtim.

Ky prezentim është në dispozicion në faqen zyrtare të Anibar në Facebook për të gjithë ata që duan t’a rishikojnë online.

Related