4 vjet më parë

“Intro to Filmmaking in VR: That’s Unreal!”

Krijimi i një filmi në realitetin virtual (VR) mund të duket si një detyrë e frikshme, por ne mund t'ju mësojmë se si të filloni!

Anibar, in its 11th edition, has opened the call for; Intro to Filmmaking in VR “That’s Unreal!” Masterclass lead by Mari Jaye Blanchard who is an independent animator and Assistant Professor of Animation at the Rochester Institute of Technology in the School of Film and Animation and  Mark Reisch who is a 3D Animator whose work has been seen in several 3D Imax films including Lions 3D and Sea Monsters. 

Titulli: “Intro to Filmmaking in VR: That’s Unreal!” 

Vendi: Peja, Kosova

Data e aktivitetit: 21 gusht 2020

E hapur për: Participanta nga Kosova

Afati i fundit për aplikim: 15 gusht 2020

Data e përzgjedhjes: 17 gusht 2020

 

Përshkrimi:

Krijimi i një filmi në realitetin virtual (VR) mund të duket si një detyrë e frikshme, por ne mund t’ju mësojmë se si të filloni! Në këtë Master klasë, ne do të shqyrtojmë një tubacion të veçantë duke përdorur disa elementë 2D dhe 3D dhe platformës Unreal Engine për të krijuar produktin përfundimtar. Studentët do të vëzhgojnë se si janë krijuan disa nga elementet, dhe më pas do të kenë mundësi t’i përdorin ato asete, pasi i sjellin në platformën Unreal. Kushdo që dëshiron të krijojë botën e vet është i/e mirëpritur!

Tutorët e masterklasës: Mari Jaye Blanchard & Mark Reisch

Pjesëmarrësit: 10 studentë apo participanta të interesuar në film, art, dhe teknologji të re 

Kohëzgjatja: 3-7 pm (21 gusht 2020)

 

Biografitë:

Mari Jaye Blanchard është animatore e pavarur dhe Asistent Profesore e Animacionit në Institutin e Teknologjisë të Rochester (RTI) në Shkollën e Filmit dhe Animacionit. Së bashku me disa nga filmat e saj të animuar që janë shfaqur ndërkombëtarisht duke përfshirë festivalet e filmit në Anneci, Melburn dhe Berlin, ajo ka krijuar animacione për Punëtorinë e Sezamit, MTV, dhe Comedy Central. Ajo është anëtare e Fondacionit të Nju Jorkut për Arte (NYFA), bashkëpunëtore e Aleancës Amerikane të Arteve (UAI) dhe bashkëthemeluese e kolektivit të animacionit në Nju Jork, Kampi Familjar (Family Camp).


Mark Reisch është 3D animator, puna e të cilit është parë në disa filma 3D Imax përfshirë Luanët 3D dhe Monstrat e detit. Ai ka qenë pjesë e ekipit të parë që konvertoi me sukses pamjet e veprimit live në filmin 3D IMAX. Ai ka punuar në filma artistikë, edicione speciale në TV (përfshirë Betejën 360 në Kanalin e Historisë [History Channel]) dhe filma të shkurtër. Interesat dhe fushat e interesit të Markut përfshijnë animimin e personazheve, modelimin dhe realitetin virtual (VR). Ai së fundmi ka bashkëpunuar me një anëtar tjetër fakulteti në filmin e tyre të parë të animuar VR i cili është një ndërthurje e animacionit 2D dhe 3D.

Pranushmëria:

-Banor i Kosovës, 16-24 vjeç.

-Pjesëmarrës gjatë dates 21 gusht 2020

-Interesim në film dhe art

Përfitimet:

Mundësi për të mësuar se si të krijoni një film në Realitetin Virtual.

Kostot:

Nuk ka tarifë pjesëmarrjeje.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit në këtë link

Organizatorët:

Aktiviteti është duke u organizuar në kuadër të projektit “Arts and Education” i implementuar nga Anibar.

Ky projekt u financua përmes një granti të Ambasadës së Sh.B.A., Prishtinë. Opinionet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë ato të Anibar dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A

Related