2 vjet më parë

Gjithçka që Duhet të Dini për Punëtoritë Tona

Ka një sërë punëtorish unike dhe të mahnitshme në edicionin e 13-të të Anibar që do t'ju ndihmojnë të avanconi zhvillimin tuaj profesional dhe personal

Ju mund të merrni pjesë në 4 punëtori të ndryshme ku mund të zgjeroni aftësitë tuaja si animator dhe çdo punëtori fokusohet në një aspekt të ndryshëm të animacionit. Këto janë punëtoritë e ndryshme që janë kuruar:

 

Si të Bëheni Animatorë të Stop Motion

Tutori: Marcus Grysczok

Datat: 13-19 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Mosha: 9-13

Ora: 10:00-13:00

 

Regjisor i bazuar në Erfurt, Marcus Grysczok i bashkohet Anibarit duke na njoftuar me botën e animacionit stop-motion. Karriera e bujshme e Grusczokut po ashtu përbëhet nga përvoja e tij si drejtor i animacionit, tutor, themelues i “Stop Motion Academy” dhe “Mobile Animation Box”. Përmes punëtorisë së tij: “Si të Bëhemi Animatorë të Stop Motion”, Grysczok na ofron mundësinë për të përjetuar një teknikë unike të animacionit stop-motion.

 

Një punëtori shumë angazhuese dhe praktike të cilën nuk duhet ta humbisni. Programi përqendrohet në zhvillimin e aftësive personale, përdorimin e teknikave të ndryshme dhe në angazhimin e zhvillimit dhe implementimit të projekteve personale. Pjesë e programit është gjithashtu udhëzimi për instalacionin e thjeshtë të një studios, ku do të procesohen të dhënat e krijuara dhe zhvillohen klipet e animacionit. Për tutorin, Marcus Grysczok, kjo nuk është hera e parë që ai punon me fëmijë nga Kosova. Në 2020 gjatë festivalit Hybrid, Grysczok ka udhëhequr një punëtori të suksesshme përmes rrjeteve sociale.

 

Kjo punëtori është e organizuar me mbështetjën e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

 

Animacioni dhe Realiteti i Shtuar

Tutorja: Kristína Saganová

Datat: 14-19 Korrik

Lokacioni: Qendra Rinore, Pejë

Mosha: 15-18

Koha: 10:00-13:00

Punëtoria ka të bëjë me bashkëpunimin e mediave të reja dhe të mësuarit për potencialin e animacionit përtej industrisë së filmit. Pjesëmarrësit mund të punojnë individualisht si dhe në ekipe të vogla dhe ata do të udhëzohen të përdorin potencialin e realitetit të shtuar (AR) për të krijuar vepra arti unike dhe argëtuese që marrin jetë kur shikohen përmes një aplikacioni AR.

 

Në punëtori, pjesëmarrësit do të mësojnë se sa e lehtë dhe emocionuese është të krijoni veprën tuaj artistike me një realitet të shtuar të animuar! Gjatë punëtorisë ne nuk do të fokusohemi vetëm në të kuptuarit e mediumit, por edhe në kuptimin dhe përmirësimin e krijimtarisë sonë.

 

Kristína Saganová (1989) është artiste Sllovake, animatore dhe e diplomuar për Dizajn të Animacionit në MOME Hungareze në Budapest. Në vitin 2018, ajo përfundoi studimet e saj BA në VSMU në Bratislavë me një film jo-narrativ “Poetika Anima” dhe më vonë në vitin 2020 përfundoi studimet Master me një projekt AR (realitet i shtuar), “Dreams of Eden”. Aktualisht ajo është e vendosur në High Tatras, ku punon si freelancer dhe punon në ekspozitën e saj të re me realitet të shtuar (AR).

 

Kjo punëtori është e organizuar brenda projektit ‘Spreading culture from the Visegrad countries to the Western Balkans’ e mbështetur nga fondi i Visegradit. Projekti është i bashkë-financuar nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polandës dhe Sllovakisë.

 

Scratchatopia

Tutori: Steven Woloshen

Data: 15 Korrik (Ditore)

Lokacioni: Kinemaja Jusuf Gërvalla, Pejë

Mosha: Të gjitha moshat

Nëse doni të krijoni si një piktor/e dhe një regjisor/e, këtu është një mundësi e shkëlqyer për të bërë filmin tuaj të animuar ose eksperimental 35 mm pa kamerë dhe pa film të përpunuar. Të dy, Norman McLaren dhe Len Lye e eksploruan këtë teknikë në vitet 1930 dhe pothuajse 80 vjet më vonë, ajo ende befason vazhdimisht audiencat.

Në këtë punëtori të udhëhequr nga Steven Woloshen, ne do të eksplorojmë teknikat e shumta të krijimit të filmave pa kamera dhe do të zbulojmë teknika të reja gjatë rrugës. Pjesëmarrësit inkurajohen të zgjedhin materiale dhe mjete që funksionojnë në mënyrë efektive, dhe më pas të gërvishtin, lyejnë dhe kolazhojnë drejtpërdrejt në sipërfaqen e negativit transparent – negativit të zi ose materialit të shkrepur e përdorur më parë. Ne do të shikojmë gjithashtu metodat e njohura të sinkronizimit të kolonave zanore dhe digjitalizimit të filmave të bërë me dorë.

Kjo punëtori është e organizuar me mbështetjën e Ambasadës Kanadeze në Zagreb.

 

Deluzione të Animuara

Tutori: Andy London

Data: 13-19 July

Lokacioni: Qendra Rinore, Pejë

Mosha: 15+

Ora: 10:00-13:00

Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të kenë 7 sesione dhe deri në fund të punëtorisë, të gjithë do të bëjnë një film të shkurtër të animuar një minutësh duke përdorur biseda të regjistruara dhe një sërë teknikash, softuerësh dhe materialesh të animimit.

Tutori është Andy London, një novelist grafik, regjisor dhe animator, filmat e të cilit janë filma të vlerësuar me çmime. Përveç krijimit të filmave dhe komikeve, Andy drejton një program animacioni në ‘Hostos Community College” në qytetin e Nju Jorkut dhe është Ligjërues Vizitues në Departamentin AFVS të Universitetit të Harvardit. Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Arteve të filmit dhe Shkencave të Filmit.

Kjo punëtori është e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related