2 vjet më parë

Gjithçka që duhet të dini për Panelet në edicionin e 13-të të Anibar

Përgjatë ditëve të festivalit përveç shfaqjes së filmave e masterklasave, vizitorëve të festivalit do t’u ofrohet hapësira për të ndjekur nga afër edhe një seri panelesh me folës të shquar.

Ky edicion do t’i sjellë pesë panele interaktive me publikun në një platformë ku të gjithë do të kenë mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi tema që trajtojnë rëndësinë e animacionit, pronësisë intelektuale, rivitalizimit të hapësirave publike, dialogut ndërkulturor e rrëfenjave.

Me fillim nga data 14 korrik të gjitha panelet do të fillojnë nga ora 17:00, dhe do të mbahen në Galerinë e Artit në Pejë

 

1) Industria e animacionit ose mungesa e saj

Ora: 17:00 

Data: 14 korrik, 2022

Vendi: Galeria e Arteve

Në këtë panel do të diskutohet me folësit mbi pavarësinë e artit në Ballkan nëpërmjet animacionit. Ky sesion do të jetë interaktiv duke ju dhënë hapësirë të gjithë të interesuarëve për të ndarë pikëpamjet dhe historitë e tyre, për të spekuluar nëse ekziton një industri e tillë apo jo, prandaj edhe storjet e animatorëve vendas në audiencë do të jenë po aq të rëndësishme sa ato të panelistëve. 

 

2) Manifesta 14 Prishtina

Ora: 17:00 

Data: 15 korrik, 2022

Vendi: Galeria e Arteve

Në panelin e dytë Manifesta 14 Prishtina do të bëjë një prezantim të aktiviteteve të saj, duke u fokusuar në përkushtimin e Bienales Evropiane Nomadike për të mbështetur rikthimin e hapësirave publike në kryeqytetin e Kosovës si dhe fokusin e saj në nxitjen e dialogut ndërkulturor. Pos kësaj do të shfaqet edhe një film i shkurtër që thur kundër-mitologji kundër metafizikës përjashtuese të sistemit të kastës indiane dhe në të njëjtën kohë, imagjinon rrugët e daljes drejt një morie të ardhmesh të mundshme.

 

3) Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe Animacioni

Ora: 17:00 

Data: 16 korrik, 2022

Vendi: Galeria e Arteve

Paneli i tretë, i cili do të fokusohet në pronësinë intelektuale dhe rëndësinë e saj në industrinë audiovizive, me fokus të veçantë në animacion. Temat që do të diskutohen do të jenë rreth: monetizimit të krijimtarisë përmes pronësisë intelektuale, dizajneve të animacionit dhe zotërimit të animacionit në industrinë e zhvillimit të lojërave.

 

4) Bufeja e animacionit 

Ora: 17:00 

Data: 17 korrik, 2022

Vendi: Galeria e Arteve

Zgjidhni kursin tuaj nga një gamë e gjerë opsionesh që ka për të ofruar animacioni. Qoftë dizajnimi i lojërave, grafika e lëvizjes, vfx, filmat, apo ndonjë fushë tjetër që ende nuk kemi shpikur, përfshirja e animacionit është e pashmangshme. Duke pasur një perspektivë se çfarë është ky medium për industri të ndryshme që ndryshojnë si artistikisht ashtu edhe në të gjithë sistemin e tyre të organizimit të punës, mund të rris gjithë kuptimin tonë, përdorimin, si dhe vlerësimin e animacionit si fushë.

 

5) Besëtytnitë

Ora: 17:00 

Data: 18 korrik, 2022

Vendi: Galeria e Arteve

Besëtytnitë si rrëfenja që i tregojmë është panel në të cilin do të diskutohet se si besëtytnitë dhe besimet po ndikojnë në rrëfenjat që tregohen përmes kanaleve bashkëkohore të medias. Gjithçka filloi me simbolet, që përbëjnë fjalët, gjuhët, që përbëjnë histori, përralla, mite, bestytni dhe që deri më sot komunikohen nga njerëzit përmes mediave klasike dhe bashkëkohore, librave, filmave etj.

Related