2 vjet më parë

Gjithçka që Duhet të Dini për Masterklasat Tona

Edicioni i 13-të i Anibar do të paraqesë një sërë masterklasash unike që do t'ju ndihmojnë të vazhdoni zhvillimin tuaj profesional dhe personal.

Ekzistojnë tre masterklasa në dispozicion për animatorët për të zgjeruar aftësitë e tyre, dhe secila fokusohet në një aspekt të ndryshëm të animacionit. Më poshtë është një listë e masterklasave të ndryshme:

 

Masterklasa: Të menduarit abstrakt në bërjen e filmave të animuar

Tutor: Balint Gelley

Datat: 13-14 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Fillimisht, Balinti është regjisor i filmave të animuar, por që kur filloi CUB Animation me Bella Szederkényi, ai ka filluar të punoj edhe si producent. Rrjedhimisht, ai duhet të balancojë si anën krijuese, ashtu edhe atë praktike e realiste të animacionit. Kjo masterklasë do të jetë për këtë të fundit. Do të jetë një përmbledhje e shkurtër se si ta çoni idenë tuaj në ekran, nga fillimi në fund. Ne do të shikojmë anën praktike të realizimit të një filmi të shkurtër dhe do të flasim për procesin, buxhetin, financimin, planifikimin dhe mundësitë e bashkëprodhimit me Hungarinë.

Tutori Balint Gelley u diplomua në departamentin e animacionit të MOME në 2012. Ai themeloi CUB Animation Studio me Bella Szederkényi në 2015. Ai është themelues dhe anëtar bordi i Shoqatës Hungareze të Prodhuesve të Animacionit. Ai punon si regjisor, producent dhe mësues në MOME.

Masterklasa do të mbahet për dy ditë më 15 dhe 16 korrik.

Masterclass: Zhvillimi Visual Për Animacion

Tutorja: Panni Gyulai

Datat: 17-18 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Qëllimi i kësaj masterklase është t’u japë pjesëmarrësve një pasqyrë të vogël të procesit krijues të ndërtimit të konceptit vizual për një histori. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm ata do të kuptojnë më mirë mundësitë e pafundme që animacioni ose më saktë animacioni si një formë arti mund të ofrojë. Janë disa pyetje që duhen ngritur kur po ndërton një botë, një atmosferë, një hapësirë ​​për historinë tënde në mënyrë që të marrësh audiencën për dore dhe ta çosh nëpër pyll. Me ndihmën e këtyre pyetjeve, pjesëmarrësit mund të punojnë në tregimet e tyre gjatë këtij masterklasi 2-ditor.

Trutorja, Panni Gyulai, është një profesioniste aktive e animacionit dhe arteve të bukura në zonën e Budapestit. Ajo u diplomua në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit Moholy-Nagy të Hungarisë në vitin 2018, ku tani është edhe mësuese. Përveç mësimdhënies, ajo punon si artiste e pavarur. Në punën e saj, ajo përpiqet të tregojë edhe një rrëfim personal, duke përkthyer një sërë aftësish artistike si në projektet e saj solo ashtu edhe në ato bashkëpunuese.

Masterklasi do të mbahet për dy ditë më 17 dhe 18 korrik.

 

Masterklasa: Të menduarit abstrakt në bërjen e filmave të animuar

Tutorja: Julia Farkas

Datat: 15-16 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Qëllimi i kësaj masterklase është t’u japë udhëzime pjesëmarrësve se si të dëgjojnë intuitat e tyre dhe si të zhvillojnë stilin e tyre artistik. Tutorja do të japë më shumë informata mbi veprat e saja artisike dhe se si ajo mori 2 miliardë shikime në Giphy me metodën e saj intuitive të punës. Ajo do të tregojë gjithashtu se si e zhvilloi nga e para “Big Crunch” e saj të shkurtër 2 minuta për Adultswim. Ajo do të prezantojë faqet e skicave, gif-et dhe tabelat e tregimeve dhe do të flasë për tërheqjen e saj pasionante ndaj universeve paralele. Ajo thotë se është më mirë nëse mbani një libër skicash me vete çdo ditë në këtë mënyrë mund të bëni diçka argëtuese kudo që të shkoni, por gjithashtu do të jeni në gjendje të zhvilloni stilin tuaj artistik hap pas hapi.

Tutorja, Julia Farkas, (1980) është një regjisore animacioni me bazë në Budapest, projektuese e personazheve, krijuese e filtrave GIF dhe AR. Ajo studioi animacion dhe komunikim vizual në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Moholy-Nagy në Budapest. Ajo është veçanërisht e frymëzuar nga universet paralele dhe i pëlqen ta mbushë punën e saj me humor dhe mendim abstrakt.

Ajo gjithashtu ka pasur klientë të famshëm si Warner Bros, Adults Swim dhe MTV.

Masterklasa do të mbahet për dy ditë më 15 dhe 16 korrik.

 

Këto punëtori janë  organizuar brenda projektit ‘Spreading culture from the Visegrad

countries to the Western Balkans’ e mbështetur nga fondi i Visegradit. Projektet janë të

bashkë-financuara nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polandës dhe Sllovakisë.

 

Related