3 vjet më parë

Gary Schwartz i bashkohet Anibar për të shtjelluar anën tjetër të animacionit!

Gary Schwartz (Disney, Sesame Street, MTV) do te na tregon procesin e animacionit, hap pas hapit.

Gary Schwartz është një kineast i nominuar për “Academy Award” dhe fitues i çmimeve të ndryshme si animator, regjisor dhe mësimdhënës. Ai do të bashkohet në edicionin e këtij viti për të shpjeguar qasjen e tij unike ndaj botës së animacioneve praktike. Përmes punëtorisë së tij, “BARMATION”, si kurrë më parë ju mund të jeni pjesë e procesit të krijimeve artistike, duke krijuar edhe një promo të animuar për festivalin duke përdorur teknikat “stop-motion” dhe “kinetic visual storytelling”.

“BARMATION” është punëtori shumë praktike e atraktive që nuk duhet ta humbisni. Ajo është e përqëndruar plotësisht në teknikat e drejtpërdrejta të bëra me dorë në mënyrë që të zhvillohen animacionr origjinale. Ejani të shpreheni lirshëm dhe të provoni praktiken e drejtpërdrejt në procesin krijues e cila sigurisht se do t’ju lejojë zhvillim më të mirë të krijimtarisë, imagjinatës dhe vetë-shprehjes.

Krijoni dhe mësoni nga më të mirët e më të mirëve ashtu siç di vetëm Gary!  

Puna në projekte emocionuese si Disney, Sesame Street dhe MTV i dha Gary-it një pikpamje autentike mbi kompleksitetin e dukshëm dhe bukurinë e botës së animacionit dhe filmit në përgjithësi. Ai gjithashtu ka kontribuar vazhdimisht si mësimdhënës duke ligjëruar në Shkollën e Artit dhe Dizajnit në Universitetin e Miçiganit. Shkollat, universitetet, OJQ-të, burgjet si dhe institucionet e shëndetit mendor patën mundesi të organizojnë punëtoritë e tij frymëzuese. Tani është radha juaj të dëgjoni më shumë për udhëtimin e tij dhe te punoni drejtëpërdrejt me të!

Barmation do të mbahet nga data 24 deri më 29 korrik!

 

Siç thotë, Gary Schwartz, “Magjia frymëzon artin tim; diçka që vjen nga asgjë”, ne jemi të bindur se përmes krijimit dhe shprehjes së lirë pa kufizime, ne mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme.

Aplikoni tani në këtë link për t’u bërë pjesë e punëtorisë së Gary-it!

Related