10 muaj më parë

Forcimi i mbrojtjeve ligjore: Rruga drejt martesës së të njëjtit seks në Kosovë

Të pasionuar pas të drejtave të njeriut? Atëherë mos e humbisni mundësinë për t’u përfshirë në një bisedë kuptimplotë me të ftuarit tanë, Arber Nuhiu, Bjeshkë Guri dhe Dan Sokoli, të cilët do të bashkohen me ne për të diskutuar çështje që të mundojnë të mendojmë, si sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTIQA+, hapat për të siguruar të barabartë të drejtat dhe faktorët që ndikojnë në reformat ligjore.

 Në ditën e dytë të edicionit të festivalit të këtij viti, ne duam të kuptojmë më mirë sfidat dhe progresin në rrugën drejt barazisë për komunitetin LGBTIQA+ në Kosovë. Paneli gjithëpërfshirës, i titulluar “Forcimi i mbrojtjeve ligjore: Rruga drejt martesës së të njëjtit seks në Kosovë”, do të mbahet më 18 korrik në Galerinë e Arteve në Pejë, duke filluar nga ora 17:00.

 Ky diskutim synon të adresojë pengesat me të cilat përballet komuniteti LGBTIQA+ dhe të shqyrtojë hapat e nevojshëm për të siguruar të drejtat e tyre themelore dhe trajtimin e barabartë në Kosovë. Një fokus kyç do të jetë analizimi i faktorëve që çuan në pengesat e fundit në njohjen dhe mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks nëpërmjet kodit të ri civil.

 Duke marrë pjesë në këtë diskutim, ju kontribuoni në krijimin e një rruge ku temat e panjohura sociale mund të diskutohen nga këndvështrime të ndryshme. Ejani dhe bashkohuni në këtë rrugë të re!

 

Për panelistët:

 Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Zhvillimin e Grupit Social (CSGD). Një aktivist i të drejtave të njeriut dhe themelues i OJQ-së së parë LGBTIQ+ në Kosovë, sjellë me vete një ekspertizë shumë vjecare në fushën e të drejtave të komuniteteve LGBTIQ+, të drejtat e njeriut, menaxhimin financiar, kontabilitetin, vlerësimin, monitorimin dhe avokimin e të drejtave të njeriut.

Bjeshkë Guri, një antropologe kulturore dhe Koordinatore e Programit për Ballafaqimin me të Kaluarën në Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, e cila ka qenë aktivisht e përfshirë në projekte që luftojnë diskriminimin, aktivizmin e kujtesës, të drejtat e grave, të drejtat LGBTIQ+ dhe përdorimin e formave të ndryshme të artit për promovimin e të drejtave të njeriut që nga viti 2016.

Dan Sokoli, një aktivist i përkushtuar për të drejtat e njeriut, që punon për të mbrojtur barazinë dhe drejtësinë në çështjet Queer dhe rinore, duke sfiduar diskriminimin, duke promovuar përfshirjen dhe duke fuqizuar komunitetet e margjinalizuara me një përkushtim të fortë ndaj ndryshimeve shoqërore.

Related