5 vjet më parë

Filmi i animuar Kosovar n’kornizë shfaq premierën në Anibar

Në Festivalin e Animacionit Anibar që këtë vit organizon edicionin e tij të 10të, do të shfaqet edhe premiera e filmit të animuar Kosovarë N’Kornizë.

Përveç që është njëri nga filmat e rrallë të animuar të prodhuar në Kosovë, veçantia e këtij filmi është realizimi me tekniken Stop-Motion Animation, pra nuk është një metod tradicionale e animacionit të vizatimit, por është një teknik kinematografik ku aparati ndalet në mënyrë të përsëritur dhe fillon, për t’i dhënë figurave të animuara përshtypjen e lëvizjes.

Filmi N’kornizë i cili do të shfaqet për herë të parë gjatë Festivalit Anibarit është punuar me regji të Gëzim Ramizi, skenar nga Hana Zeqa dhe producent Rron Ismajlin, trajton historinë e një djali të ri që jeton në qytetin imagjinar të Prishtinës. Ai zotëron një dyqan të vogël ku bën korniza që njerëzit përdorin për të dekoruar kujtimet e tyre.

Festivali i Animacionit Anibar këtë edicion mbahet prej 15 deri më 21 Korrik në qytetin e Pejës. Më shumë informata rreth filmave dhe programit që do të shfaqet mund ti gjeni në anibar.com

Related