10 muaj më parë

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit – Anibar prezanton Programin Filmik për edicionin e 14-të

Pas publikimit të temës për edicionin e 14-të, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit - Anibar me kënaqësi dhe dashni prezanton programin filmik për këtë edicion

Pas publikimit të temës për edicionin e 14-të, Festivali Ndërkombëtar i Animacionit – Anibar me kënaqësi dhe dashni prezanton programin filmik për këtë edicion që do të mbahet nga datat 17-23 korrik në qytetin e Pejës. Programi filmik i cili përfshinë një diversitet për nga tematikat do të jetë i ndarë në nëntë kategori ku shtatë prej tyre do të jenë kategori garuese ndërsa dy të tjerat janë kategori jasht garës. 

Për këtë edicion numri total i filmave të cilët kanë aplikuar ka qenë 1509 dhe pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi janë përzgjedhur 138 filma prej të cilëve 125 do të jenë me karakter garues ku tre prej tyre janë prodhim i animatorëve kosovar, ndërsa 13 prej tyre do te jenë në kategori jo garuese. Këto filma përfshijnë një spektër të gjërë temash, stilesh dhe teknikash të animacionit, dhe do të jenë të shpërndara në 9 kategori të listuara si në vijim:

Shtatë kategoritë me karakter garues janë: 

Gara Ndërkombëtare me 18 filma

Gara e Studentëve me 24 filma

Gara Ballkanike me 7 filma

Gara e Video-Animacionit Muzikor me 30 filma

Kategoria e të Drejtave të Njeriut me 11 filma

Programi i audiencës së re me 31 filma

Ndëkaq Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë do të shpallet së shpejti!

Dy kategoritë jashtë garës

Panorama Jashtë Garës me 4 filma

Programi Eksperimental me 9 filma

Ju ftojmë të na bashkoheni në qytetin të Pejës nga data 17 deri më 23 korrik për t’u zhytur së bashku në botën e animacionit.

Related