3 vjet më parë

Festivali i Animacionit Anibar prezanton përzgjedhjet e tij të shumta të Programeve për Fëmijë dhe Adoleshent

Programi i Adoleshentëve përmban punime me parametra dhe tema të ndryshme

Festivali Animacionit Anibar prezanton një përzgjedhje fantastike për audiencën e fëmijëve dhe adoleshentëve në edicionin e 12-të të këtij viti. Ejani bëhuni pjesë e kësaj ngjarje duke filluar nga 23 e deri më 30 korrik! 

Mund ta gjeni programin për Fëmijë dhe Adoleshent këtu!

Anibar është një grup i aktivistëve të përkushtuar të cilët i nxisin të rinjtë të përdorin animacionin  për të përcjellë mendimet dhe botëkuptimet e tyre, si dhe për të trajtuar çështje kryesore shoqërore  që prekin të rinjtë  e Kosovës. Ky faktor na shtyn veçanërisht  të prezantojmë  përzgjedhjet tona për fëmijë dhe adoleshentë në mënyrë që ata të frymëzohen dhe të shohin çkado  që ofron bota e animacionit. Si çdo edicion tjetër as këtë vit nuk kemi harruar audiencën tonë më të re. Ne e kemi dhënë maksimumin për t’u  siguruar se  filmat që ne ofrojmë janë të përshtatshëm për çdo audiencë dhe të gjithë mund të gjejnë diçka për të pritur me padurim, diqka me të cilen të lidhen  dhe nga e cila mund të  frymezohen. Po ua  prezantojmë përzgjedhjen tonë të gjërë të programeve për fëmijë dhe adoleshentë me të gjitha detajet e tjera që duhet t’i  dini.

Duke filluar nga data 24 deri më 30 korrik, çdo ditë në orën 12:00 ne do të shfaqim Programin për Fëmijë në Teatrin Istref Begolli, ndërsa në orën 14:00 do t’i japim hapësirën e plotë përzgjedhjeve të  Programit tonë  për Adoleshentët.

Programi i Adoleshentëve përmban punime me parametra dhe tema të ndryshme. Tregimet eksplorojnë tema të rëndësishme shoqërore, mjedisore por edhe tema të thella njerëzore  nga jeta jonë e përditshme të tilla si; dashuria dhe butësia ndaj familjes, kujdesi për mjedisin, si dhe pranimi i fëmijëve që janë më ndryshe apo me nevoja të veçanta.

Related