11 muaj më parë

Festivali i Animacionit Anibar prezanton: Love | Dashni

Festivali i Animacionit Anibar me krenari e shpalos temën e edicionit të 14-të

Përgadituni për të nisur një udhëtim magjepsës ndërsa Festivali i Animacionit Anibar me krenari e shpalos temën e edicionit të 14-të: “Love | Dashni.”

Nga data 17 korrik deri më 23 korrik 2023,  ju ftojmë të na bashkoheni në Pejë, Kosovë, ku dashuria është në qendër të vëmendjes dhe mbush ajrin me ngjyrat e saj të gjalla dhe emocionet e përzemërta.

Në një botë të konsumuar shpesh nga kaosi dhe përçarja, ne tentojmë t’i rikujtojmë vetes dhe çdo kujt që dashuria nuk njeh kufij dhe si e tillë nuk mund të definohet!

Por mos kini frikë, kjo nuk është një mbretëri klishesh apo ëmëlsie sakarine. Ne gërmojmë në dimensionet e shumta të dashurisë, duke hedhur dritë në kompleksitetin e saj dhe duke zbuluar manifestimet e saj të ndryshme.

Përgjatë shtatë ditëve të festivalit, programi ynë artistik do t’ju zhysë në një kaleidoskop të çudirave të animuara, dhe përmes kësaj teme ne do të eksplorojmë fuçinë transformuese të lidhjeve njerëzore.

Bashkohuni me ne, ndërsa përqafojmë natyrën e shumëanshme të dashurisë, një forcë që tejkalon gjuhën dhe flet me thelbin e njerëzimit tonë. Le të festojmë format e panumërta që dashuria ndikon në jetët tona, ndez shpirtrat tanë, dhe na frymëzon për të qenë më të mirë, si individ dhe si shoqëri.

 Ruani datat dhe lëreni dashurinë brenda!

Related