Festivali i Animacionit Anibar deklaron temën: “SMASH THE PATRIARCHY” për edicionin e 15-të!

15 deri më 21 korrik takohemi në Pejë, Kosovë për Anibar 15!
Gjersa po bashkohemi për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, po marrim edhe një herë qëndrim kundër padrejtësive sistematike dhe diskriminimeve gjinore.
Festivali jonë është strehë e imagjinatës radikale ku sfidohet status quo-ja dhe përkrahen ide të reja progresive.
Këtë edicion, Anibar do vazhdoj të avokoj për një shoqëri të balancuar dhe të shëruar, duke i bërë vend diskutimit për drejtësinë, autenticitetit dhe vet-përmbushjes, lirisë dhe mirëqenies për çdo individ. Kështu, Anibar do t’i qëndroj vizionit të konfrontimit të mendësive dogmatike, duke hapur rrugë për gjithëpërfshirje dhe diversitet.
Ju ftojmë të gjithë të na bashkoheni gjatë shtatë ditëve të festivalit për të Shembur Patriarkatin, duke kuptuar shkaqet dhe duke protestuar kundër efekteve të tij, përmes një programi të kuruar me kujdes të filmave, prezentimeve, paneleve të diskutimit, aktiviteteve edukative, muzikës e shumë aktiviteteve të tjera!
Animatores së trailer-it, i’u kërkua një deklaratë mbi punën që ka krijuar për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar:
“Isha shumë e emocionuar kur Anibar-i më kontaktoi për të krijuar trailer-in e festivalit të këtij viti. Sllogani ishte “Smash the Patriarchy” … por çfarë do të thotë “shembja e patriarkatit”? Si t’i qasem kësaj në një animacion 40 sekondësh? Mendova shumë dhe gjatë dhe kuptova se për mua pjesa më e rëndësishme e shembjes së patriarkatit në fakt nuk është një lloj demolimi, është krejtësisht e kundërta. Doja të tregoja sa e rëndësishme është të kemi besim dhe lidhje njerëzore për të rindërtuar një sistem që është i përshtatshëm për shumicën prej nesh.” – u përgjigj Luca Toth
Prej 15 deri me 21 korrik, po takohemi në Pejë, Kosovë për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të përshtatshëm përmes vetëdijësimit dhe gjithëpërfshirjes.