3 vjet më parë

Edukimi i gjeneratave të reja

Një nga qëllimet kryesore të Anibar, është edukimi i gjeneratave të reja. Prandaj për 10 vjet, festivali shndërrohet në një hapësirë për të rinjtë për të mësuar nga profesionistët. Këtë vit ne organizojmë tre seminare për të rinjtë duke filluar nga e hëna, në ora 10:00.

Punëtoria 1: Vizualizimi i tregimeve përmes animacionit stop motion 

 

Szigeti Máté ka lindur më 1996 në Budapest të Hungarisë. Më 2018 ai ka diplomuar për Film dhe Animacion në Shkollën e Animacionit “Illyés” të Budaörs. Në vitet 2016-2017, ai ka bërë disa punëtori për fëmijë, në festivale siç janë “Primanima” ose “KAFF” i Hungarisë. Që nga diplomimi, ai ka punuarr si animator dhe ilustrues në 2D në disa projekte, përfshirë ato të “Gen a Nemek Közt” të Katalin Piczkó, “Szélfogó” të Ágnes Győrfi dhe “ALP” të Julia Müller.

 

Punëtoria 2: Trajnimi i trajnerëve 

 

Zsuzsanna Szabó, është animatore hungareze e “stop-motion”, filmbërëse dhe mësuese e animacionit. Aktualisht ajo është duke jetuar në Holandë si dhe po studion me kohë të pjesshme “Mastercourse in Art Education” në “Hanzehoogeschool/Academie Minerva” të Groningenit. Ajo ka diplomuar nga Akademia e Dizajnit Hungarez më 1998, në Departamentin e Animacionit ndërsa më 1999 bartet në Departamentin e Edukimit Artistik. Që atëherë, ajo ka punuar si animatore, krijuese e rrëfimeve dhe e seteve; Ajo ka organizuar ngjarje të animacionit siç është “International Animation Day” dhe ka marrë pjesë në festivaleve të filmave siç janë “Klik Festival” në Amsterdam dhe “Primanima” në Budaőrs të Hungarisë. Ajo jep mësime të animacionit përmes punëtorive, shkollave, universitete dhe kurseve profesionale në Hungari dhe më gjërë. Zsuzsanna është anëtare e “ASIFA”. Pjesëmarrësit e “Punëtorisë së trajnimit të trenerëve” do të (në grupe) gjurmojnë qasje të ndryshme, do të vështrojnë shembuj lokal e ndërkombëtar, do të diskutojnë mbi metoda, strategji, didaktika dhe teknikt, do të zbulojnë dhe sprovojnë ide, e të ngjashme. Ndër të tjera, ata do të krijojnë zgjedhje praktike për nevoja të punëtorive.

 

Punëtoria 3: Animacioni përmes VR-it 

 

Mari Jaye Blanchard është animatore e pavarur e cila punon dhe jeton në qendër të Nju Jorkut. Pasi ka siguruar “MFA” në pikturë, ajo hipi mbi një anije dhe i ndërroi brushat e saja për një tabletë vizatuese dhe një maskë “VR”.

 

Përveç se filmat e saj të shkurtër janë shfaqur ndërkombëtarisht, përfshirë festivalet e “Annecy”, “Melbourne” dhe “Berlin”, ajo ka krijuar animacione “Sesame Workshop”, “MTV”, “Comedy Central” and the “New York Foundation for the Arts” (NYFA). Ajo është anëtare e “NYFA”, adhuruese e flaktë e makiazheve të efekteve speciale, si dhe bashkëthemeluese e “NYC” kolektivit animues “Family Camp”.

Gjersa ajo vazhdon punën e saj të pavarur, Mari Jaye frymëzohet përditë nga studentët dhe profesorët e “Rochester Institute of Technology” (RIT), ku edhe është profesoreshë asistente në Shkollën e Filmit dhe Animacionit. Linjat e animuara në “VR”: Animacioni i vizatuar me dorë në “Oculus Quill”

Kjo punëtori do të shpalos mënyrat se si të përdorët “Oculus Quill” për të krijuar animacone me dorë, kornizë për kornizë në një hapësirë tredimensionale “VR”. Pas hyrjes në thelbin e “Quill UI”, që përfshinë brushat, përzgjedhjen e mjeteve dhe shtresave, ne do të hudhemi menjëherë tek vizatimi “time-based”. Njohuritë e teknikave tradicionale të 2D janë të mirëseardhura, por nuk kërkohet kjo sepse pjesëmarrësit do të krijojnë dhe dizajnojnë animacionet “VR” të tyre.

Related