2 vjet më parë

Edicioni i 13-të – Një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve që u zhvilluan gjatë ditës së parë

Më në fund ka nisur dita e parë e edicionit të këtij viti!

Këtu është një përshkrim i hollësishëm i gjithçkaje që u zhvillua gjatë ditës së parë, duke përfshirë ceremoninë e hapjes, punëtoritë dhe natyrisht “Bestytndejat!”

E mërkura shënoi fillimin e edicionit të 13-të të festivalit ndërkombëtar të animacionit Anibar.

Një sërë entuziastësh të animacionit, si dhe personalitete të njohura vendase dhe ndërkombëtare, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij festivali në Kino Liqeni.

Anibar pati nderin të shfaqte programin e kuruar nga LINOLEUM Festival, një festival animacioni nga Kievi, Ukrainë. Të ftuarit patën nderin të ndiqnin një program 40-minutësh të përgatitur nga Anastasiya Verlinska, drejtoreshë e festivalit LINOLEUM.

Edhe pse jo aq e ngarkuar sa ditët e tjera të festivalit, të mërkuren u mbajtën dy punëtori: “Si të bëheni Artist Stop Motion” dhe “Deluzionet e Animuara”.

Gjatë punëtorisë : “Si të bëheni Artist Stop Motion”, që u mbajt në orën 10:00 në Shkollën e Muzikës; animatorët zhvilluan aftësi, provuan një shumëllojshmëri të gjerë teknikash dhe po planifikojnë të angazhohen për përpunimin dhe zbatimin e veçantë të ideve të tyre. Animatorët u udhëzuan gjithashtu për instalimin e thjeshtë të një studioje në shtëpi.

Ndërsa përgjatë “Delusioneve të Animuara” kuruar nga Andy London, i cili u mbajt në Qendrën Rinore, animatorët morën pjesë në seancën e parë nga shtatë seancat që do të mbahen. Pjesëmarrësit kanë filluar të zhvillojnë aftësitë e tyre që do të përdoren për filmin e shkurtër të animuar me një video që do të krijohet deri në fund të punëtorisë.

Këtë vit, ndonëse jo të premten, edicioni i 13-të i Anibar fillon me datë 13 deri më 19 korrik – një numër që përfaqëson fatkeqësinë dhe fatin e keq që përballet edhe me frikën, aq sa ka edhe një fobi që mban emrin e tij. Pavarësisht nëse besoni apo jo në bestytni, mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj jave “supersticioze.”

Ky edicion është një ftesë për të gjithë me qëllim të zhvillimit të industrisë së animacionit dhe hapave drejt së ardhmes së tij. Aktivitetet kanë të bëjnë më rritjen dhe edukimin e komunitetit të animatorëve për shkak të potencialit të jashtëzakonshëm.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 224 filmash, prej tyre 1400 të dërguar nga e gjithë bota. Filmat ndahen në tetë kategori, shtatë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Kategoria e të Drejtave të Njeriut, Filmat e Audiencës së të rinjëve dhe një kategori tjetër jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës. Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen dy prezantime, katër punëtori dhe tre panele. Si në vitet e mëparshme, të ftuar të shquar do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit.

Ndryshe nga edicionet e kaluara ky edicion do të ketë një program të veçantë të kuruar të realitetit virtual VR. Ky do të kurohet me partnerët të AniFilm Festival, të cilët kanë njohuri dhe ekspertizë të gjerë me filma VR dhe video interaktive. Programi VR do të jetë i pari që do të shfaqet në kuadër të festivalit Anibar si dhe në rajonin e Pejës. Vetë programi do të përbëhet nga shtatë filma të animuar të paraqitur para audiencës së festivalit në një mënyrë interaktive duke u fokusuar në një ndërfaqe eksperimentale dhe jo në vëzhgim për ta përjetuar shikuesin. Ky program do të ofrojë mundësinë për të parë filma në një mënyrë jo tradicionale duke stimuluar se si industritë kreative mund të shprehin histori.

Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Gent Gorani, Connecting dots. Florent V, Sahati, Eptani, Blla Blla Blla…, Neither Famous Nor Rich (NFNR), Jolle, BimBimma, Dj Pamon, Grey Lenses, Elektorati Intelektual, Shlem, Vellezerit Mllefi, Telikput, Gipsy Groove, Lilac, Don’t Listen to Your Neighbours, Artil, dhe Currski.

Ky edicion i festivalit përfundon më 19 Korrik. Besoni apo jo në besëtytni, Anibar mirëpret ardhjen tuaj në qytetin e Pejës.

Related