3 vjet më parë

Edicioni i 12-të: Një përmbledhje e aktiviteteve të ditës së shtatë të festivalit

Më pak se 24 orë na ndajnë nga përfundimi i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar!

E enjtja ishte mjaft e ngarkuar, ku ne filluam ditën me punëtoritë tona.  “From one generation to the next” dhe “Confessions of Isolation”, vazhduan punën e tyre të zakonshme, me ç‘rast pjesëmarrësit përvetësuan Teknikën Stop Motion, dhe ndanë historitë e izolimit. Në anën tjetër, për punëtoritë “BARMOTION” dhe “One Frame at a Time” ishte dita e fundit pas punës së palodhshme të tërë javës.

Tek lokali Exit u mbajt takimi ditor “Coffee and Talks”, ku pjesëmarrësit biseduan me entuziazëm mbi rëndësinë dhe potencialin e animacionit si një medium artistik që lejon ndarjen e tregimeve të shumta.

Pastaj, tek Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqëm programin tonë të veçantë “Variations of Isolations”, të kuruar nga Marco de Blois. Programi përmbante nëntë filma të shkurtër, të cilët eksploronin tema të llojllojshme  përmes teknikave të ndryshme, por kryesisht përmes Stop Motion, pasi që iu lejon të sjellin në jetë vizatime të ndryshme. I tërë ky program ishte shumë i mirëpritur nga publiku.

Ne shfaqëm Kids Program 6 tek vendi i zakonshëm te Teatri “Istref Begolli”. Titujt e shfaqur ishin: “Tricked”, “Steward”, “Mara, Tank the dog and the chicken legs”, “Big and Small”, “Zolemia”, “Tonka will do it tomorrow” dhe “The Game”.

Në të njëjtin vend, vazhduam me Teens Program 6. Filmat e mrekullueshëm që u shfaqën në këtë kategori ishin: “LES CHAUSSURES DE LOUIS”, “A stone in the shoe”, “The Amazing Adventures of Awesome”, “It was only a rock that looked like someone” dhe “Zolemia”.

Pastaj, tek Kinema “Jusuf Gërvalla” vazhduam me shfaqjen e programit tonë të veçantë “BRAZEN”. Ky program paraqet një adaptim të librit të njohur “Culottées” të Pénélope, normalisht në versionin e animuar.

Ai flet për jetët e ndryshme të 30 grave, dhe padrejtësitë e shumta me të cilat ato përballën, me shpresë që t’u rikthehet drejtësia dhe paqja në mesin e tyre.

Tek Kinema “Jusuf Gërvalla”, Brooke Keesling, fituesja e çmimeve Oscar dhe Emmy, mbajti prezantimin e saj me titullin “Getting Into the Animation Industry”, ku dhe ndau rrugëtimin e saj si një grua që punon në nivelin më të lartë të industrisë së animacionit. Krahas saj, ajo na dha dhe këshilla për karrierë, për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin animacionin si profesion në të ardhmen.

Më pas, mbajtëm panelin tonë të ditës me titull “F ** k it through art” të udhëhequr nga Ermira Murati, Alketa Sylaj dhe Driton Selmani. Ata diskutuan mbi potencialin revolucionar të artit, duke theksuar se arti ka qenë gjithmonë forca kryesore mbrapa të gjitha ndryshimeve të mëdha që i kemi përjetuar. Arti gjithmonë ka shërbyer si një formë revolucionare e komunikimit.

Kjo u pasua nga stand-up comedy e Esat Shabani. Ai na dha shumë të qeshura përmes performancës së tij në gjuhën shqipe, me titullin “Bashkëveprimet shqiptare”.

Si zakonisht, edhe sot i mbajtëm garat tona. Të enjten në Kino “Liqeni”, ne shfaqëm Animated Music Video Competition 2, që përfshinte këto tituj: Crazy Things”, “Fryme”, “Kona”, “Grey to Green”, “Real Human Being”, “When Winter Comes”, “Nothing”, “No Future”, “Serenade to Chicha”, “I am sorry”, “The Lake”, dhe“Sou a Tigresa”.

Pastaj, ishte radha e “Animated Music Video Competition 3 tek kinema Kubat. Titujt e shfaqur ishin “ALESTORM -Shit Boat (No Fans)”, “Bob Marley – Three Little Birds”, “House on Fire”, “Ruthless Cosmopolitans”, “Screen Age”, “Stop it”, “ExP – The Brain”, “Not My Circus”, “Take a Risk!”, “Message for You”, “Yndi – Novo Mundo”, “GRAND SOLEIL: REALITE”, “Prezident Lourajder – Osud”, “Dogs” dhe “Walks Alone”.

Këtë ditë të gjatë e përfunduam me Anibar Dance Away, nën tingujt e Altin Boshnjakut. Ai na dha një performancë të mrekullueshme për të gjithë të pranishmit, duke e bërë këtë natë një për t’u mbajtur në mend.

Related