3 vjet më parë

Edicioni i 12-të: Një përmbledhje e aktiviteteve të ditës së pestë të festivalit

Dita e pestë ka arritur!

Këtu mund të gjeni një përshkrim të aktiviteteve që kemi organizuar për ditën e marte, filmat e shfaqur, punëtoritë dhe panelet.

Ngjashëm me ditët paraprake, në ora 10:00 filluam punëtoritë. Në shkollën “Halit Kasapolli” u mbajt “Confessions of Isolation”, nga Lend Mustafa, Ujeza Ademi dhe Pablo Guarneros. Pjesëmarrësit vazhduan të ndajnë historitë e tyre me izolimin, duke u ndjerë më të afërt dhe duke ndier përvojën e njëri-tjetrit. Kjo punëtori doli të jetë më se e nevojshme në edicionin e këtij viti, jo vetëm për shkak të temës, por pasi që na mundësoi të jemi përsëri në kontakt me njerëz.

“One frame at a time” u mbajt në shkollën “Halit Kasapolli” në ora 10:00, nën udhëheqjen e Joan Kamberaj. Kjo punëtori u mundësoi pjesëmarrësve të hulumtojnë botën e animacionit nga një pikëpamje tërësisht e re. Punëtoria është e dizajnuar veçanërisht  për të rinjtë, duke u jepur hapësirën për të shprehur kreativitetin e tyre në forma të ndryshme.

Një punëtori tjetër ishte “From one generation to the next”, e mbajtur tek Qendra Rinore nga Kaltrina Berisha, Vullnet Leshi, Leonita Thaqi dhe Finesa Peja. Gjenerata e parë e Akademisë së Animacionit është gati t’i bartë njohuritë tek gjenerata e re përmes kësaj punëtorie, të organizuar veçanërisht për fëmijë dhe adoleshentë. Qëllimi kryesor i saj është t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë filma të shkurtër të animuar përmes teknikës Stop Motion.

Punëtoria e fundit për sot ishte e udhëhequr nga Gary Schwartz. Ai vazhdoi punën me të rinjtë në punëtorinë “BARMATION” tek shkolla Halit Kasapolli. Ajo që këta të rinjë po bëjnë në punëtori është për t’u befasuar, me vizatime shumëngjyrëshe, skica komike, dhe promo të animuara për festivalin, duke e bërë këtë punëtori të paharruar.

Pastaj vazhduam në lokalin Exit për takimin ditor “Coffee and Talks”. Pjesëmarrësit e festivalit dhe profesionistët e animacionit diskutuan me pasion mbi botën emocionuese të animacionit.

Në vazhdim, Mauro Carraro dha prezantimin e tij tek kinema Jusuf Gërvalla. “Sensitive 3D” informojë audiencën mbi mundësitë e pafundme që gjinden në fushën e animacionit 3D, dhe se si ata mund t’i përvetësojnë këto teknika për t’i përdorur në projektet e tyre në të ardhmen. Ky prezantim u mbajt në 12:00, dhe rezultoi të jetë shumë i sukseshëm.

Tek teatri “Istref Begolli” vazhduam shfaqjen e filmave në kuadër të Kids Program 4. Titujt e shfaqur ishin: “Me, Covidou”, “Master painter Bah Bizon’s balloon ride”, “Wild Lea”,”COCKEREL, DOG AND FOX”, “Kiko and the animals”,”A Tiny Tale”, “Cautionary Tales” dhe “Wayward Children”. 

Pas tyre vazhduam me Teens Program 4, ku shfaqëm këta filma: “It Was Only a Rock That Looked like Someone”, “Looked Like Someone”, “Red Rover”, “Ciganymesek/Valaha madarak voltunk”, “Bear with me”, dhe “Mara, Tank the dog and chicken legs”. 

Pastaj ishte koha të fillojnë garat.  Kategoria garuese e parë për këtë ditë ishte Human Rights Competition 3. Filmat e shfaqur ishin “I am Chuma”, “Niet Thuis Boris”, “Modern Queer Heroes”, “A Chance to Be”, “Missing Migrants”, “Water to Ayutla”, “Wargame”, “We Have One Heart”, dhe “LES CHAUSSURES DE LOUIS”. Të gjithë prekën tema të ndjeshme, në një mënyrë të ashpër por të sinqertë.  

Kjo u pasua nga “Archipel” që u shfaq në ora 16:00 tek kinemaja “Jusuf Gërvalla”. Ky film është pjesë e Feature Film Competition, dhe kishte të bënte me tema si ekzistenca, njerëzimi, dashuria, dhe fuqia e krijimit. Mesazhi i filmit ishte të vazhdojmë të krijojmë, të ndajmë përvojat me të tjerët dhe të inspirohemi nga ta.

Në mes garave, tek Qendrën Rinore pjesëmarrësit patën rastin jenë pjesë e panelit “Surrounded by four windows”, i udhëhequr nga Nita Zeqiri dhe Mehmet Behluli. Një panel shumë interesant që eksploron izolimin në një nivel artistik dhe se si ai i ka mundësuar artistëve kohë për përfunduar projektet e tyre, dhe t’i ndajnë me botën me shpresën që do të kenë ndikim.

Në vazhdim tek Kino “Liqeni” u shfaqën filmat e Student Competition 4, me titullin: “Pearl Diver”, “Coffin”, “Eyes wide open”, “Sirius”, “Girl in the Water”, “Sisters”, “Chocolate”, “Jeijay”, dhe “True Colours”. 

Së fundmi, tek Kino “Kubat” u mbajt International Competition 4, ku audienca shikoi këta filma: “Horacio”, “HIDE”, “Precious”, “Easter Eggs” dhe “The Fourth Wall”. 

Për të përfunduar këtë ditë të ngarkuar, skenën e Anibar Dance Away e zotëroi STRATOS. Pati shumë kërcime, biseda dhe qej, tri përbërësit kryesor për një natë të shkëlqyer. 

 

Related