3 vjet më parë

Edicioni i 12-të: Një përmbledhje e aktiviteteve të ditës së gjashtë të festivalit

Vetëm dy ditë na ndajnë nga përfundimi i festivalit!

Edhe kjo ditë ishte në përputhje me të tjerat, ku në ora 10:00 filluam me punëtoritë në shkollën “Halit Kasapolli” dhe në Qendrën Rinore. Pjesëmarrësit e “Confessions of Isolation” vazhduan të ndajnë përvojat e tyre me izolimin, dhe adaptimit në realitetin e ri. Ata po ashtu folën dhe se si animacioni si medium iu mundëson të shprehin përvojat dhe tregimet e tyre.

“One frame at a time” u mbajt nga Joan Kamberaj. Kjo punëtori u fokusua në jetësimin e objekteve dhe në përdorimin e materialeve të ndryshme për të krijuar video, duke i kombinuar mediumet tradicionale dhe teknologjike.

Punëtoria “From one generation to the next” udhëhiqet nga Kaltrina Berisha, Vullnet Lleshi, Finesa Peja dhe Leonita Thaqi. Kjo punëtori ka për qëllim t’i mësojë pjesëmarrësit rreth përdorimit të Stop Motion, si dhe t’i ndajnë me ta dituritë e fituara nga Akademia e Animacionit.

Punëtoria e fundit ishte ajo e Gary Schwartz “BARMOTION”, ku pjesëmarrësit vazhduan punën në krijimin e promos së animuar për festivalin, duke e perfeksionuar teknikën Stop Motion.

Përsëri u mbajt takimi ditor “Coffee and Talks” tek lokali Exit, ku ata që ishin të pranishëm ndanë idetë dhe perspektivat mbi botën e animacionit, duke shijuar kafe.

Tek Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqëm programin e veçantë “YOU ANIMAL”. Ky film i metrazhit të gjatë ilustroi historinë e maces Nimfa dhe të dashurit të saj Roger, duke ilustruar të mirat dhe këqijat e lidhjes.

Pastaj, tek Teatri “Istref Begolli” u mbajt Kids Program 5, në kuadër të së cilit u shfaqën filmat: “Daisies and Sparrows”, “Warm Star”, “Ciganymesek/Valaha madarak voltunk”, “Made With Love” dhe “Merry grandmas”.

Kjo u pasua nga Teens Program 5 e mbajtur në të njëjtin vend. E sot u shfaqën vetëm dy filma “Mum is pouring rain” dhe “Umbrellas”.

Për herë të parë gjatë këtij edicioni u mbajt “Panorama Out of Competition”. Ky është një program i kuruar nga Anibar, që përmban filma të animuar të metrazhit të shkurtër, si “Friend of a Friend”, “The Flood”, “ANYHOW, ANYWAY”, “The intronauta”, “Valiant Heart” dhe “Darwin’s Notebook”.

Pastaj, tek Kinema “Jusuf Gërvalla”, shfaqëm filmin e kategorisë “Feature Film Competition” të quajtur “Kill it and Leave this town”, që kishte një stil unik të animacionit dhe një ngjarje të veçantë.

“Animating toward the future” është emri i panelit të mbajtur sot tek Kino “Liqeni”. Ky panel u udhëheq nga Shkëlqim Berisha dhe Krenare Lleshi, kurse tema ishte përfshirja e tregimit të ngjarjeve përmes animacionit në plan programin shkollor.

Pas panelit, vazhduam me kategoritë garuese të ditës. International Competition 5 u mbajt tek Kino “Liqeni”, ku u shfaqën filma të rajoneve të ndryshme. Disa nga ta ishin “NORMAL”, “Affairs of the Art”, “Wet & Soppy”, “Kill Your Idioms”, “Yolk”, “My Galactic Twin Galaction”, “Urban Sphinx” dhe “Machinal”. Të gjithë kishin tema të ndryshme dhe sollën një atmosferë pozitive në audiencë.

Me tej vazhduam me shfaqjen e filmave të Animated Music Video Competition, program ky që filloi për herë të parë e që e bën muzikën akoma më të kënaqshme. “Tryin’ To Be A Girl”, “The Goose and the Common”, “A little too much”, Fearless Woman”, “Sunpan”, “Allinputs BLACKPITCH”, “Esperanza”, dhe “Fire” dhe “Healer”, ishin filmat e shfaqur në kuadër të kësaj kategorie.

Për të përfunduar këtë ditë, në skenën të Anibar Dance Away ishte FLORENT V, për të na dhuruar një natë plot argëtim. Muzika ishte e mjaft e gjallë, dhe të gjithë po kërcenin, bisedonin dhe po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

 

Related