2 vjet më parë

Dy Filma të Artistëve nga Kosova shfaqen në Garën Ballkanike

Interesi në industrinë e animacionit po rritet çdo ditë e më shumë dhe artistët e rinj kosovar shpesh ndihen të pambështetur në këtë fushë.

Si rezultat i mungesës së burimeve financiare dhe të përgjithshme në industrinë e animacionit, animatorët hasin probleme në zhvillimin e pasionit të tyre për art. Megjithatë, me ndihmën e Akademisë së Animacionit u është mundësuar entuziastëve të rinj në Kosovë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë animatorë. Flaka, regjisore e filmit “Shpija”, punon si mësuese në Akademinë e Animacionit dhe është bashkëthemeluese e studios Pink-i.

“Shpija” është një ndër filmat e animuar kosovar nga Flaka Kokolli, i cili sfidon përkufizimin e shtëpisë. Pas një viti pune, Kokolli arriti ta përfundoi filmin e saj dhe e promovoi atë në Anibar.
Kur u pyet për premierën, Kokolli komentoi në ndjenjën e mahnitshme që pati kur e rishikoi filmin e saj në një ekran të madh. Sipas Kokollit, një temë kyçe e filmit është lënja pas e ndjenjës së sigurisë që marrim nga shtëpia. Qendra kinematografike në Kosovë e ka pajisur Flakën me mbështejtje financiare.

Sinapsa e këtij filmi është si vijon: “Shtëpia dhe rehatia shpesh mund të gjinden në gjërat që na turpërojnë, na zënë në kurth dhe na dëmtojnë. Të largohesh nga ajo shtëpi mund të jetë e vështirë, por ta kesh atë si një shpirt që të ndjek përreth dëshmon të jetë edhe më e vështirë.”

“Magneti” është një film tjetër i animuar nga Kosova që po konkurron në festival, me regji nga Arvan Berisha. Ky film vjen me sinapsën: “Familja e djalit hipnotizohet nga ekranet e telefonave të tyre. Ata nuk flasin apo qeshin, dhe nuk kanë ndonj; interes për asgjë tjetër përveç dritave të ekraneve të tyre. Djali përpiqet të rikthejë familjen e tij duke ndërtuar një makinë që do tu marrë atyre telefonat hipnotikë: Një magnet të madh.”

 

Related