2 vjet më parë

Dita e tretë e edicionit të 13 të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.

Gjatë ditës së tretë të Festivalit u zhvillua punëtoria një-ditore “Scratchatopia” me animatorin e mirënjohur Steven Woloshen. Punëtoria u fokusua mbi krijimin e filmave të animuar dhe eksperimental në Kinemanë Jusuf Gërvalla dhe ishte e hapur për të gjitha grupmoshat.

Aktivitetet filluan në ora 11:00 me masterklasën: “Të menduarit abstrakt në bërjen e filmave të animuar” me Julia Farkas. Qëllimi i kësaj masterklase ishte t’i udhëzoj pjesëmarrësit se si të dëgjojnë intuitat e tyre dhe si të zhvillojnë stilin e tyre artistik.

Programi i rregullt i shfaqjes së filmave filloi në ora 12:00 me filmat e garës së metrazhit të gjatë 2, ku u shfaq filmi Bob Spit. Ndërsa, shfaqja e filmave të garës së kategorisë së të drejtave të njeriut 1 filluan nga ora 14:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Adhuruesit e filmave patën mundësinë të ndjekin: Cockroach, La prima cosa, Night, Seven Gram, dhe IT RAINS.

Gjatë tërë Festivalit ne kemi zgjedhur edhe një seri panelesh të ndryshme. Në ora 17:00 u mbajt prezantimi i Manifesta 14 Prishtinë në Galerinë e Arteve. Aty u prezantuan aktivitetet e tyre, duke u fokusuar në përkushtimin e Bienales Evropiane Nomadike për të mbështetur rikthimin e hapësirave publike në kryeqytetin e Kosovës si dhe fokusin e saj në nxitjen e dialogut ndërkulturor.

Në Kino Liqeni nga ora 20:00 audienca pati mundësinë të shoh krijimet e studentëve të rinj në garën e studentëve, me gjithësej 9 filma të jashtëzkonshëm artistik të cilët janë: Sweet Nothing, Eyes and Horns, In case the body exults, White, Black and True Love, To kill the Birds & the Bees, Silvering, Sauna, Mom, what’s up with the dog? dhe Persona.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e filmave të garës ndërkombëtare 2 ku në Kino Kubat të pranishmit ndoqën filmat: Sierra, Regular, Pig, Oneluv, Luce and the Rock, dhe The Record.
Bestytndeja ishte e veçantë mbrëmë me performancën e grupit Blla Blla Blla dhe tingujt e muzikës elektronike me artisten nga Ukraina, NFNR e cila të gjitha të ardhurat do ti dërgoj në Ukrainë në mbështetje të vendit të saj.

Edicioni i 13-të i festivalit me një program të larmishëm me shumë aktivitete të ndryshme do të vazhdoj çdo ditë deri më 19 korrik në qytetin e Pejës.

Related