2 vjet më parë

Dita e gjashtë e edicionit të 13 të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta!

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.

Dita e gjashtë e Festivalit filloi në ora 10:00 në Galerinë e Arteve me një eksperiencë ndryshe me programin e RV i cili përbëhet nga shtatë filma të animuar. Duke përdorur teknologjitë e disponueshme për lehtësimin e këtij programi, përdoruesit patën mundësi të përjetojnë realitetet të paimagjinueshme ku rrëfenja po tregohen në mënyra jo konvencionale. Filmat tw cilët shikuesit paten mundësi ti ndjekin janë: Passenger, Wolves in the walls, Battle Scar: punk was invented by girls, Limbotopia, Replacements, Paper Birds, dhe Goliath: Playing with Reality.

Në ora 10:30 në Exit Bar, çdo ditë gjatë Festivalit mbahet takimi me filmbërës ku pirja e kafes dhe diskutimi i temave të preferuar është kthyer tashmë në një ritual gjatë Festivalit. Në këto takime bisedohet për filmat, teknikat, detajet, lëvizjet dhe çdo gjë që i karakterizon filmat e animnuar.

Në Teatrin Istref Begolli, nga ora 12:00 filloi programi i rregullt i shfaqjes së filmave të garës së kategorisë së fëmjëve 9+ të cilët patën mundësi të shohin: The Secret of Mr.Nostoc, The Winged, Angry bag, dhe Mom is always right.

Programi vazhdoi me shfaqjen e filmave në ora 12:00 në Jusuf Gërvalla me Programin Panorama Jashtë Garës 1 me pesë filma: A Goat’s Spell, The melancholy of the Phoenix, A Guitar in the Bucket, Passenger, dhe Bird in the Peninsula.

Panorama jashtë Garës 2 solli një program të bujshëm me gjithsej tetë filma të veçantë nnë ora 14:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Filmat të cilët u shfaqën janë: Not For Me, Miracasas, The Debutante, Don’t die on me, DING (Thing), C, Hi! How are you?, Til We Meet Again.

Ndërsa, programi për fëmijë 9+ u mbajt në ora 14:00 në Teatrin Istref Begolli ku u shfaqën këta filma: Spring Always Comes Back, In Sight, My Grandma Matilde, Cap is one’s own business, dhe The Girl Behind the Mirror.

Programi i veçantë: Eksperimental filloi në ora 16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Në këtë program kuratori kërkoi që publiku të gjej veten në vijën e hollë mes gjithçkaje dhe asgjëje, dhe inkurajoi të pranishmit të shtronin pyetje dhe jo të gjeni zgjidhje. U shfaqën: Supertelevision, Script.exe, Anxious Body, Password to the *****, i sit and look out, Money, Quantum Shadow, Worms Ate my Flesh, ZOOPARK, PRESS(ED).

Paneli “Besëtytnijat si rrëfenja” solli të interesuar të shumtë në ora 17:00 në Galerinë e Arteve. Gjithçka filloi me simbolet, që përbëjnë fjalët, gjuhët, që përbëjnë histori, përralla, mite, bestytni dhe që deri më sot komunikohen nga njerëzit përmes mediave klasike dhe bashkëkohore, librave, filmave etj. Këtu u diskutua për përdorimin e tyre në jetën e përditshme, nga aspekti i perspektivës njerëzore, traditës, mistikës dhe pse vazhdojnë t’i përdorim edhe sot me tërë këtë zhvillim teknologjik e mediatik.

Nga ora 20:30 filluan shfaqjet e filmave të garës së video-animacioneve muzikore 1 në Kino Liqeni dhe video animacioneve muzikore 2 të cilat u shfaqën për publikun e shumtë në ora 22:00 në Kino Kubat. Në këto kategori u shfaqën 27 filma të ndryshëm ku publiku përveç realizimit të bukur nga aspekti i animacionit pati mundësinë të dëgjoj edhe muzikë.

Bestytndejat e këtij edicioni u përmbyllën me grupet Gipsy Groove dhe Lilac të cilët filluan performancat e tyre muzikore nga ora 23:00 në Kino Liqeni ku audienca nuk mundi t’iu rezistojë tingujve të veçantë dhe plot gëzim të këtyre artistëve.

Related