9 muaj më parë

Anibar14: Gara e Filmit të Animuar Me Metrazh të Gjatë

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit Anibar me krenari prezanton katër filma që do të shfaqen në Garën e Filmit Me Metrazh të Gjatë të këtij viti, përfaqësuar nga animatorë dhe ekipa të prodhimit nga e gjithë bota. Duke filluar nga dita e martë, 18 korrik, sigurohuni që do të ndiqni çdo mbrëmje për të përjetuar këta filma të mahnitshëm dhe aventurat e ndryshme të jashtëzakonshme, mësimet, dhe shfaqjes së dashurisë.

Këtë të martë në ora 16:00, mos e humbni “Silver Bird and Rainbow Fish,” i shkruar dhe i regjisuar nga Lei Lei nga Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1950, do të shihni udhëtimin e 4 vjeçarit, Jiaqi, pas vdekjes së nënës së tij, dhe më vonë babait të tij thirret në fshat për punë. Duke u kthyer në ditët e sotme, artisti dhe regjisori i filmit Lei Lei dhe familja e tij përpiqen të rikthehen në të kaluarën.

Më pas, të mërkurën, më 19 korrik në ora 16:00 kemi një film të jashtëzakonshëm nga Hungaria me titullin “Four Souls of Coyote.” I regjisuar nga Aron Gauder, një grup i guximshëm adoleshentësh indianë të ditës së sotme gjejnë veten përballë një armiku që kërcënon shtëpinë e tyre, identitetin e tyre, dhe madje edhe kujtimin e brezave të mëparshëm.

Audienca e natës së të enjtes ka një ëmbëlsirë të veçantë, pasi do të shfaqet “Titina,” një film aventurash me origjinë norvegjeze, i regjisuar nga Kajsa Naess. Një ditë, inxhinieri italian i aeroplanëve me balon Umberto Bobule dhe shoku i tij i aventurës, një qen i dashur me emrin Titina, i kërkohet të bëjnë nje ekspeditë: pushtimin e Polit Verior.

Për të mbyllur javën argëtuese dhe emocionuese të Anibarit, do të kemi në mesnatë shfaqjen e filmit “My love affair with marriage.” Në këtë film i regjisuar nga Signe Baumane, një vajzë me emrin Zelma fillon të zbuloj që përkufizimi i saj i dashurisë nuk përshtatet plotësisht me përkufizimin e dashurisë që ja ka mësuar shoqëria, kështu që ajo nis një udhëtim për të përqafuar rebelimin e saj të brendshëm.

Edhe pse këta katër filma janë plotësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, secili prej tyre tregon zemrën, shpirtin dhe DASHURINË që u është japur në krijimin e tyre nga ekipet artistike përgjegjëse për krijimin e tyre. Na besoni… këta janë filma që nuk dëshironi t’i humbni!

Për më shumë informacione mbi krijuesit e mrekullueshëm pas këtyre filmave, shikoni programet “Featured” në faqen tonë të internetit.

Related