9 muaj më parë

Zbulimi i Fuqisë Kreative Nëpërmjet Edukimit

Kontributi i Anibar-it për brezat e ardhshëm

17 korrik 2023, Pejë – Ndërsa studimet e ndryshme na tregojnë se edukimi në animacion luan një rol kyç në formimin e mendjeve krijuese të të rinjve, për tashmë vitin e 14-të, Anibar luan një rol te rëndësishëm duke ofruar qasje të rinjve të grupeve sociale të ndryshme në Kosovë. Si zgjerim i Akademisë së Animacionit dhe kontributi i drejtpërdrejtë i Anibar-it për brezat e ardhshëm, për tashmë vitin e 14-të, do të mbahen një masterklasë dhe pesë punëtori të ndryshme për të rinjtë me moshë 18-25 vjeç.

 

Statistikat zyrtare tregojnë se të rinjtë në moshën 15-24 vjeç në Kosovë kanë një shkallë të lartë të papunësisë, 46.9%, në krahasim me atë të popullsisë së përgjithshme, që është 24.6%. Shkalla e papunësisë për gratë e reja (15-24 vjeç) është edhe më e lartë, 61%, në krahasim me atë të djemve të rinj: 40.8%, gjë që tregon në margjinalizimin dhe përjashtimin e shumëfishtë të grave të reja. Ndërsa fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, mbeten grupet më të margjinalizuara.

 

Anibar synon të hapë dyert për një botë të gjërë shprehjeje artistike dhe mundësi profesionale dhe beson se në një epokë të udhëhequr nga media vizuale, animacioni është shfaqur si një mjet i fuqishëm për tregimtarinë, argëtimin dhe komunikimin.

 

Nëpërmjet edukimit të duhur, animatorët e rinj fitojnë jo vetëm aftësi teknike, por edhe një kuptim të thellë të principeve të tregimit, zhvillimit të karakterit dhe estetikës vizuale. Duke ofruar mundësitë për të mësuar këto aftësi, ne besojmë se mund t’i sigurojmë të rinjve njohuritë dhe ekspertizën për të sjellë idetë e tyre imagjinative në jetë, duke nxitur kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Arba Hatashi, Drejtorja Ekzekutive e Festivalit, thotë se me anë të masterklasës dhe punëtorive, organizata synon të përfshijë të rinjtë në botën e animacionit dhe t’u sigurojë atyre aftësitë e nevojshme për tu përgatitur për industrinë ose si qytetarë aktivë zgjidhës të problemeve.

“Të rinjtë e Kosovës po presin ende të udhëtojnë lirshëm; prandaj, duke sjellë profesionistë nga Industria në Kosovë, u japim atyre hyrje në qasje të reja dhe synojmë t’i përgatisim me trendet dhe aftësitë e nevojshme për të zhvilluar jo vetëm në nivel profesional, por edhe në nivel personal”, thotë Hatashi.

Gjithashtu, Programi i Edukimit i prezantohet atyre një standard i industrisë të softuerit dhe teknikave, duke u mundësuar ata të përshtaten me teknologjitë që po zhvillohen dhe të mbeten konkurrues në një peizazh digital që ndryshon me shpejtësi.

Në edicionin e këtij viti, Anibar organizon një masterklasë, me titullin “Portofolio & Pitch – Fillimi i Juaj dhe i Animacionit Tuaj”. Drejtuar nga Hsiang Chin Moe, kjo masterklasë është projektuar për të udhëzuar pjesëmarrësit nëpërmjet fazave të ndryshme të karrierës së tyre në animacion, duke ofruar perspektiva të vlefshme nga klasa në industri.

Hsiang Chin Moe sjell një përvojë të pasur si artiste, edukatore dhe profesioniste e industrisë. Si Kryetare e Animacionit BFA në Shkollën e Arteve të Vizatimit të Nju Jorkut, ajo ka formuar arsimin dhe karrierat e shumë animatorëve. Me përvojë në prodhim, teknologji dhe menaxhim, ajo kupton kompleksitetin e industrisë së animacionit dhe si t’i drejoj sfidat e saj.

Më shumë për Programin e Edukimit në edicionin e këtij viti: https://anibar.org/sq/festivali/workshop/

Related