3 vjet më parë

“Tricky Women”: Vende të ndritshme dhe duke shtyrë kufijtë

Chris Keulemans

Dymbëdhjetë animacione të shkurtra për gratë dhe vajzat që janë neglizhuar, shtypur dhe kufizuar në rolet e tyre tradicionale, si dhe për imagjinatën që i çliron ato. Njëra pas tjetrës, këto gra çlirohen përmes spektrit të gjërë të teknologjisë së animacionit, qoftë ai analog apo digjital, ose që varion nga vizatimi dhe “claymotion” e deri te abstrakti i krijuar përmes kompjuterit. 

Ju mund ta shihni një dhomë të zbrazët, të braktisur pasi që çifti që ka jetuar aty ka ndëruar jetë, ndërsa në sfond mund të degjoni përsëritjen hipnotizuese te një poeme: Sidoqoftë, je ende këtu. Dhe në fund, rishfaqet emri i saj, emri i zonjës që nuk është njohur më herët gjatë gjithë jetës së saj. Ju mund të shihni një grua teksa ëndërron në breg të detit, ku përfundimisht zhduket stresi i botës urbane që të detyron të buzëqeshësh dhe të pëlqesh e të pëlqehesh. Ju mund të shihni një vajzë të vockël e cila ka ngecur në imazhet e librave të ëmbël për fëmijë, duke u rebeluar ndaj nënës së saj “über-tidy”, duke u përhumbur në shi e duke i ngatërruar flokët e saja. Ju mund të shihni imazhe abstrakte të shtyra nga hipnoza, duke lëvizur nga themelet e limiteve strikte, deri tek liria e egër.

Ky program është përmbledhur nga “Tricky Women, kolektivi i vajzave animatore austriake. Që nga viti 2001, ato e kanë organizuar festivalin e përvitshëm “TRICKY WOMEN / TRICKY REALITIES”, i cili përqendrohet kryesisht në filmat e animuarrtë realizuara nga gratë. Ato po ashtu dërgojnë përmbledhje të ngjashme me këto të Anibar gjithandej botës, përveçse në Austri, ku edhe jetojnë, ndërsa së fundmi kanë shfaqur programe në Tehran dhe Pekin – më në fund ato po vijnë edhe në Pejë.

Prezentimi i punës e tyre në këtë edicion është përgjigje e përshtatshme e temës së vitit të kaluar që kishte Anibar: 50/50, barazia gjinore në animacion dhe përgjithësisht gjithandej në botë. Dhe ia vlenë sepse: puna e tyre është një vorbull e butë e programit që të merr me vete përmes një sërë emocionesh, nga dëshpërimi e zemërimi tek rebelimi e liria, nganjëherë vjen idhët, nganjëherë mrekullueshëm, por gjithmonë jep shpresë.

E marte, 16/07

14:00

Kino “Jusuf Gërvalla

 

Përktheu: Valton Marku

Related