Festivali Anibar: Thirrje për pjesëmarrje në punëtori!

Krijo, krijo, krijo!
Anibar Festival ju fton të bëheni pjesë e një përvoje të rrallë, përmes një serie punëtorish që eksplorojnë animacionin, artin pamor, dizajnin, tregimin, shkrimin, teatrin dhe fuqinë e bashkëkrijimit.
Këtë korrik, Peja bëhet një laborator krijimtarie, ku zëri yt ka vend, dora jote krijon, dhe mendimi yt nxit ndryshim.
Data e zhvillimit të punëtorive: 14 – 20 Korrik 2025
Orari: 10:00 – 15:00
Vendi: Shkolla e Artit “Odhise Paskali” & Qendra Kreative “Dukagjini”, Pejë
Afati i fundit për aplikim: 8 Korrik 2025, ora 23:59
Vetëm pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen.
What’s Our Future?
Punëtori nga Meara Withe dhe Daniel Saul
Një eksplorim ndërkombëtar përmes tregimit, fotografisë dhe animacionit të shkurtër. Çfarë e ardhmeje na pret? Surrealizëm, ironia dhe utopitë e distopitë marrin jetë përmes projection mapping dhe loop-eve animuese.
Apliko përmes linkut
Zine Making – Writing
Punëtori nga Uresa Ahmeti
Një hapësirë për vetë-shprehje dhe reflektim kolektiv, ku fjala bëhet formë rezistence dhe drejtësie. Shkrimet e tua mund të përfshihen në edicionin e radhës të Anibar Zine.
Apliko përmes linkut
Zine Making – FANZINE #2
Punëtori nga Marko Dješka
Nga ideja në faqe: krijo një fanzinë komike me ilustrime që flasin për historitë kolektive. Një përvojë e plotë krijimi dhe publikimi në studio lokale.
Apliko përmes linkut
Cave Theatre
Punëtori nga Ana Pinter
Një eksperiment teatral që bashkon artin e shpellave, tregimet popullore dhe teatrin e hijes në një përvojë rituale, kolektive dhe pa mbetje.
Apliko përmes linkut
Lego Animation Class
Punëtori për fëmijë nga Jeta Sokoli dhe Djellza Bullaku
Një kurs argëtues për moshat 8-12 vjeç ku mësohen bazat e stop motion përmes LEGO-ve dhe historive të vogla që lëvizin.
Apliko përmes linkut
Crafting Visual Identities for Film
Punëtori nga Joreld Dhamo
Nga posterët e filmit tek credits-at përfundimtarë – mëso si të ndërtosh një gjuhë vizuale që pasqyron tonin e një filmi. E përshtatshme për pjesëmarrës 16+ me njohuri bazike në dizajn.
Apliko përmes linkut
Informata të rëndësishme:
- Pjesëmarrësit që vijnë jashtë qytetit të Pejës dhe janë +18 vjeç do të kenë akomodimin të mbuluar.
- Të gjitha punëtoritë janë falas për pjesëmarrësit e përzgjedhur.
- Pranimi bëhet përmes aplikimit individual dhe përzgjedhjes nga ekipi.
🌿 Krijo. Bashkohu. Shprehu.
Apliko deri më 8 korrik, në 23:59!