3 vjet më parë

Thirrje e Hapur për Shtëpia për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Anibar

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Anibar është shumë afër, duke filluar nga 23 deri më 30 Korrik!

Vera është këtu, dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë, është koha që festimet e Anibar të zhvillohen. Pushtoni qytetin dhe mbulohuni me art. Si çdo vit tjetër më parë, festivali do të vazhdojë t’u sjellë gëzim njerëzve të Pejës dhe të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë. Një orar i mbushur me shumë surpriza i pret të gjithë mysafirët tanë. Por, për ta përmbushur plotësisht këtë, kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Festivali kërkon mijëra vizitorë, gazetarë dhe krijues filmash nga e gjithë bota, në mënyrë që ata të shijojnë festivalin dhe të ndihen si në shtëpinë e tyre, akomodimi i duhur është i nevojshëm, dhe këtu fillon pjesa juaj!

Këtë vit ne kemi vendosur t’i ofrojmë të gjithëve një version hibrid të festivalit, me pandeminë e vazhdueshme që vazhdon të marrë kthesën e saj, ne do të kemi praninë tonë në internet, megjithëse duam që mysafirët tanë të shijojnë akoma frymën e ajrit të pastër që qyteti i Pejës mund të ofrojë. Ne kemi bërë të mundur që ata të jenë aty, të pranishëm në moment.

Ne ftojmë të gjitha komplekset e apartamenteve, dhe shtëpitë e miqve të aplikojnë për të akomoduar mysafirët tanë. Për ta bërë këtë duhet të ndiqni këto hapa:

– Bëni një përshkrim të akomodimit tuaj dhe dërgoni disa fotografi të vendit

– Na siguroni një numër sesa njerëz mund të mirëprisni

– Na tregoni çmimin

Ju mund t’i dërgoni me email të gjitha këto informacione në këtë adresë emaili [email protected] përpara datës 16 korrik!

Ne do të sigurohemi që të ju kthejm përgjigje sa më shpejt që të mundemi.

Të gjithë meritojnë ta shijojnë plotësisht festivalin! Shpresojmë që edhe ju të bashkoheni në të gjithë argëtimin!

Related