4 vjet më parë

Të rinjtë e Pejës mësojnë për filmbërjen në formatin VR në edicionin e 11të të Anibar

Në edicionin e 11-të të Festivalit të Animacionit “Anibar”, disa të rinj rreth moshës 16-24 vjeç, që ishin të interesuar të mësojnë më shumë për procesin e realizimit të filmit VR, patën mundësi të marrin pjesë në masterklasën “Hyrje në filmbërjen e VR “Kjo është joreale!”. Masterklasa u mbajt nga tutorët Mari Jaye Blanchard, animatore e pavarur dhe Profesoreshë Asistente e Animacionit në Institutin e Teknologjisë së Rochester në Shkollën e Filmit dhe Animacionit, dhe Mark Reisch, animator I 3D.

Masterklasa zgjati katër orë, dhe nisi me një film 3D I cili ishte krijuar më parë nga tutorët në formë prezentimi për klasën. Ky film mund të lëvizej në 360 shkallë me kursor, e studentët mund t’a shihnin videon nga të gjitha anët, gjë e cila ishte shumë interesante për ta.

Tutorja Mari Jaye Blanchard së pari u shpjegoi pjesëmarrësve themelet e animacionit VR, dhe ndau me ta se për të krijuar një hapësirë VR, duhet të vihen mjetet në formë animacioni 2D ose 3D. Pastaj, përmes kuadrave të animacionit mjetet transformohen në film VR.

Pjesëmarrësit krijuanë idenë që të animohet një ananas, I cili pasi ndahet në gjysmë me një shpatë samurai, kthehet në picë. Tutorja Blanchard i nxiti studentët të animojnë në mënyrë të pavarur në të njëjtën kohë me të.

Master-klasa vazhdoi me animacione të tjera, të cilat u bënë nga studentët në 2D me ndihmën e tutorëve.  Këto animacione u bënë në mënyrë që ato të transferohen nga 2D ose 3D në VR.

Anibar pati mundësinë të merrte përshtypje nga pjesëmarrësit, të cilët ne i pyetëm se pse vendosën të bashkohen në klasën master, cilat ishin mendimet e tyre në klasë, dhe si ndikoi formati në internet në tërë procesin e të mësuarit.

Dy nga pjesëmarrësit, Olti Topalli dhe Harea Zhitia, ndanë me ne se donin të mësojnë më shumë rreth krijimit të filmave VR sepse është diçka e re për ta dhe është interesante për ta që të mësojnë nga profesionistët.  Zhitia, e cila vitin e kaluar mori pjesë në një punëtori rreth VR, u kthye këtë vit për masterklasë sepse ajo dëshironte të mësonte më në detaje rreth krijimit të filmave VR.

Një pjesëmarrëse tjetër, Natyra Shabi, ndau me ne përshtypjet e saj per masterklasën, të cilën ajo e përshkroi si shumë interesante dhe informuese.  Udhëzimet se si të shndërrohen 2D dhe 3D në VR janë ato që asaj iu duken më interesante.  Ajo tha se ishte një përvojë argëtuese sepse ajo pati mundësinë të mësonte diçka jashtë shkollës, e cila ishte tërheqëse sepse në mënyra të tjera mbase nuk do të ishte fare e gatshme ta provonte.

Kur u pyet për ndikimin e formatit në internet në Masterklasa, ajo u shpreh se ishte pak sfiduese, për shkak të rrjedhës së procesit mësimor e cila mori pak më shumë kohë, por ndau se në përgjithësi ishte një përvojë shumë e gjallë dhe e këndshme.

Article Image

Related