3 vjet më parë

Tales of Isolation

Intervista me vizitorët e Anibar mbi përvojat e tyre me izolimin. Pjesa 3

Sot në kuadër të “Isolation Tales” biseduam me Blerand Jetishin, një 10 vjeçar që po viziton Festivalin e Animacionit Anibar.
Ai e ka përjetuar izolimin për të herë të parë gjatë pandemisë së vitit të kaluar dhe për të nuk ka qenë një përvojë e këndëshme.
“Mua nuk më pëlqen izolimi, ndihem sikur një i burgosur. Nuk më pëlqen të ndihem i vetmuar”.
Sipas tij izolimi është diçka e keqe, por që ka dhe anët e mira.
“Unë mendoj që izolimi ka shkaktuar kryesisht dëme, edhe pse tani jam më i afërt me familje, akoma më mungon shoqëria.”

Related