3 vjet më parë

Tales of Isolation

Intervista me vizitorët e Anibar mbi përvojat e tyre me izolimin. Pjesa 4

Në rubrikën e sotme të “Tales of Isolation” patëm rastin të bisedojmë me Joseph Rouart, një 21-vjeçar që po viziton festivalin.

Kur i kërkuam atij të ndante me ne historinë e izolimit ai tha: “Izolimi mund të ndodhë me ose pa dëshirë. Ne mund të izolohemi vullnetarisht, apo jemi të obliguar si në rastin e pandemisë.”.

Joseph nuk ka pasur shumë përvojë me izolimin para vitit të kaluar. Në përgjithësi, ai ka qejf të jetë nën shoqërinë e të tjerëve, gjë që ishte e pamundur për një kohë.

Ai tha që izolimi mund të jetë dhe i mirë dhe i keq: “Ti duhet të e përjetosh izolimin, dhe t’i lejosh vetes të mësosh diçka nga ai”.

 

Related