10 muaj më parë

Takimi me Kineastët

Përvoja kosovare nuk mund, në asnjë rrethanë, të konsiderohet e plotë pa një kafe të mëngjesit, me të cilën trajtoni dhe përfundimisht zgjidhni çështje që variojnë nga ato personale në ato globale. Sipas traditës, ekspertiza është e panevojshme për shumicën e këtyre diskutimeve.

Por për një ndryshim, nga 18 deri më 23 korrik, ju ftojmë të dëgjoni drejtpërdrejt nga vetë ekspertët . Bashkohuni me ne në Exit Bar çdo ditë të festivalit, duke filluar në orën 10:30, për të takuar dhe biseduar me krijuesit e talentuar të disa prej filmave që janë shfaqur natën e mëparshme.

Ky ritual i joni i quajtur “Kafe dhe Biseda”, me ndonjë gotë raki aty këtu, është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar kontakte me mysafirët tanë dhe për të fituar një kuptim më të thellë të botës së animacionit.

Mos e humbni këtë mundësi të jashtëzakonshme për tu takuar me krijuesit e filmit dhe për të mësuar më shumë rreth artit të animacionit.

Related