11 muaj më parë

Shpërndaje dashninë, vullnetarizo në Anibar!

Anibar po të thërret!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit te Animuar – Anibar hap thirrjen për të gjithë entuziastët e filmit dhe animacionit që t’i bashkohen ekipit dhe të ndihmojnë në suksesin e  edicionit të 14-të të festivalit. Nëse jeni të apasionuar pas animacionit, ju pëlqen të punoni në ekip dhe dëshironi të fitoni përvojë të vlefshme në koordinimin dhe organizimin e ngjarjeve, si dhe të takoni njerëz të rinj, atëherë vullnetarizimi me Anibar është mundësia e përsosur për ju.

Duke filluar nga mbështetja e organizimit të ngjarjeve tek asistenca teknike, marketingu dhe komunikimi tek mikëpritja e të ftuarve e te tjera, Anibar ka një rol për të gjithë. Andaj, ju ftojmë të bashkoheni me ne për të përjetuar një ngjarje të paharrueshme dhe të aplikoni për tu bërë pjesë e ekipit tonë të vullnetarëve të talentuar dhe të përkushtuar!

Përvojat e mëparshme në vullnetarizëm nuk janë të nevojshme, thjesht pasioni për animacionin dhe gatishmëria për të punuar si pjesë e ekipit.

Për tu bërë vullnetar në edicionin e 14-të të Anibar, aplikoni duke plotësuar formularin në këtë link i cili është i disponueshëm deri më datën 11 qershor 2023 në ora 23:59. Ju lutemi të dërgoni aplikacionin tuaj brenda afatit, pasi që aplikacionet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

Related