4 vjet më parë

Robinson: Pavarësisht situatave në të cilave gjindemi, animacioni do t’ia dalë mbanë

Si diskutim i parë në edicionin e XI të Festivalit Anibar u diskutua rreth evulacionit të temave të filmave të animuar gjatë viteve me Chris Robinson, Drejtor Artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Otava (OIAF).

Chris pohon se ai shikon përafërsisht 2000 filma të animuar gjatë një viti. Sipas tij temat e filmave të animuar kanë ndryshuar shumë prej kur ai kishte filluar të merrej me animacion. Tani ka më shumë filma të cilat prekin tema që zakonisht konsiderohen personale.

Poashtu, ai potencoi se shumë filma prekin tema të ndryshme si problemet mendore, dhunimin, depresionin, abuzimet, stereotipet gjinore, madje edhe seksi tani është bërë një temë që diskutohet më lirshëm.  Sipas tij tani është më lehtë të flitet për gjëra që janë të stigmatizuara.

Article Image

“Që nga vitet 2000 e këndej është shumë më e lehtë për të krijuar filma të animuar edhe për shkak të teknologjisë. Në vitet e 90-ta ka qenë e pa mundur që një person të krijojë 2/3 filma në një vit, prandaj edhe ka qenë më e vështirë të flitet për tema të cilat ishin aktuale”, tha Robinson

I pyetur se çfarë ka ndryshuar që nga vitet e ’90-ta deri më tash sa i përket animacionit ai tregoi se “The Simpsons”, i hapi dyer të shumta animacionit dhe ndikoi që animacioni të jetë i famshëm.

Gjithashtu, Robinson përmendi edhe ndikimin e pandemisë tek animatorët dhe tha se animatorët pjesën më të madhe e kalojnë duke punuar në filma dhe sipas tij animacioni nuk do të ndalet asnjëherë pavarësisht situatave në të cilat gjindemi.

Falënderojmë Ambasadën e Kanadasë në Zagreb që mbështeti këtë prezantim.

Related